• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U mbush PD me qëndrestarë bulevardi”/ Ironia e nënkryetarit të FRPD-së, pasi Topi firmosi marrëveshjen me Bashën në minutat e fundit

by Java News
25/02/2021 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën siglën, ‘Partia demokratike – Aleanca për ndryshim’, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka finalizuar marrëveshjen me 12 aleatët e tij për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i FRD Bamit Topi i cili ishte surprizë në këtë koalicion, ka qenë i fundit që ka firmosur, duke e mbajtur “peng” marrëveshjen, deri në pak minuta para se të skadonte afati i dorëzimit të saj në KQZ.

Lidhur me arritjen e kësaj marrëveshje ka ardhur edhe reagimi i parë nga FRPD, bëhet fjalë për nënkryetarin e kësaj partie Lisandër Hoxhën, i cili në rrjete sociale ka ironizuar duke transformuar një shprehje të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku shkruan “u mbush PD me qendrestare bulevardi”.

Ndërkaq kujtojmë se etiketimi i 21 janarit nga Sali Berisha për Bamir Topin, ishte “horr bulevardi”!

Surprizë në këtë koalicion ka qenë perfshirja e FRD-së së Bamir Topit i cili pas “divorcit” nga Sali Berisha rikthehet në familjen e vjetër politike. Ky është një koalicion që bashkon edhe armiqtë e tjerë historikë si grekët e PBDNJ me çamët e PDIU, ose Republikanët e Fatmir Mediut me Monarkët e Shpëtim Axhamit. Kurse LSI e Monika Kryemadhit, do të garojë e vetme por do të ketë kandidatë të përbashkët nën logon e PD vetëm në Dibër dhe Kukës.

Pjesë e këtij koalicioni, janë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

g.kosovari

Next Post
Ka vaksinuar me një dozë 50% të popullsisë/ Cili është shteti që synon rihapjen e plotë të ekonomisë në muajin prill

Ka vaksinuar me një dozë 50% të popullsisë/ Cili është shteti që synon rihapjen e plotë të ekonomisë në muajin prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com