Christa Pike e cila i mbijetoi përpjekjes së shtetit për ta ekzekutuar, është zgjuar dhe flet. Avokatët e saj deklaruan se ajo po merr trajtim në spital. Ata janë duke kërkuar gjithashtu një urdhër gjykate që kërkon ruajtjen e të gjitha provave që lidhen me ushtrimin e dështuar nga shteti.
Pike i mbijetoi dy dozave të pentobarbitalit, një qetësues, ndërsa zyrtarët e Tenesit u përpoqën ta dënonin me vdekje të mërkurën e kaluar, në një rast që tronditi shumë njerëz në Amerikë. Ajo pritej të ishte gruaja e parë e ekzekutuar në Tenesi në më shumë se 200 vjet.
Avokatët e saj thanë se ishin mirënjohës për ndihmësit e parë dhe ekipin mjekësor në spital të cilët sipas tyre e trajtuan Christën si një njeri dhe i kanë ofruar kujdes të jashtëzakonshëm.
Pas përpjekjes së dështuar për ekzekutim, një nga avokatët e Pike, Randy Spivey, e quajti procesin “mizor dhe torturues” , duke shtuar se kishte numëruar shtatë gjilpëra në krahun e majtë të Pike.
Avokatët e saj kishin paralajmëruar para ekzekutimit se zyrtarët mund të kishin vështirësi në gjetjen e venave dhe të shkaktonin vuajtje gjatë këtij procesi, por shteti kishte këmbëngulur që të vazhdonte dhe gjykata supreme e SHBA-së lejoi që burgu të vazhdonte.
Pike dhe i dashuri i saj vranë 19-vjeçaren Colleen Slemmer, një nga shoqet e tyre të klasës në Knoxville Job Corps, në vitin 1995.
Sipas prokurorëve, Pike ishte e shqetësuar se mos Slemmer po përpiqej t’ia merrte të dashurin e saj të atëhershëm, Tadaryl Shipp. Së bashku, ata e joshën Slemmerin në një zonë të pyllëzuar në kampusit bujqësor në Universitetin e Tenesit më 12 janar 1995, e torturuan dhe e vranë.
Shipp u dënua për vrasje të shkallës së parë në vitin 1997 dhe iu dha një dënim me burgim të përjetshëm me mundësinë e lirimit me kusht.
Pike nuk e ka mohuar kurrë përfshirjen e saj në vrasjen e Slemmer. Më vonë ajo u diagnostikua me çrregullim bipolar dhe çrregullim të stresit post-traumatik.











