Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga pengmarrja e Klajdi Gjeçit dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, ngjarja, situata duket shumë e paqartë, pasi autorët dhe i dëmtuari duket më shumë sikur kanë bërë një kompromis me njëritjetrin dhe dëshmitë e tyre nuk janë bindëse për grupin hetimor.
‘Panorama’ shkruan se nga njëra anë pengu, Klajdi Gjeçi, thotë se nuk i njeh personat e arrestuar, madje shprehet i indinjuar për atë që ndodhi, pasi, sipas tij, i është dëmtuar imazhi. Nga ana tjetër, dy të dyshuarit pranojnë të kenë pasur konflikt me një person, madje faktin që e kanë marrë në makinë, por ky person, sipas tyre, nuk është Klajdi Gjeçi dhe ngjarja nuk është pengmarrje.
DESHMIA: