• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U masakrua nga kunati/ E ëma e Enkeledës: Kishte thënë do vras 3 veta, vajza qan natën, do mamin

by Java News
17/01/2020 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje rrëqethëse vijnë nga ngjarja tragjike e 11 janarit, ku 38-vjeçarja Enkeleda Çapoku u vra barbarisht nga vëllai i burrit të saj, teksa ndodhej me nënën dhe vajzën 18-vjeçare në gjumë.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 kanë ardhur dëshmitë e nënës së Enkeledës dhe nuses së vëllait të saj. Nëna ka treguar se autori i krimit Erdet Ccapoku, 34 vjecc sillej shumë keq edhe me mbesën e tij, vajzën e Enkeledës, duke akuzuar madje për dhunë.

“I kërkonte llogari vajzës, mos dil, mos bëj. Sillej shumë keq. Kishte një mënyrë komunikimi shumë të keqe. E ka dhunuar. Unë i bërtisja vetëm kur i bërtiste gocës. Unë i thosha lëre vajzën, çke me gocën”, tregoi nëna e viktimës.

Ajo tha se 34-vjeçari e kishte planifikuar krimin dhe shkëput copëza bisedash që ai kishte bërë në lagje.

“Ky ka folur gjithandej, që unë do vras tre veta. Ka blerë një paketë duhani dhe ka thënë që sot kam qëllim të vras tre veta. Ka pirë birra. Kishte 8 muaj që iku prej nesh. E largoi me të mira Enkeleda. Ai i dilte në rrugë, kur Enkeleda shkonte në punë. Ikte në lokal me vajzën pinte kafe, ky e fotografonte. I çonte fotot dhëndrit në burg dhe i thoshte gruaja të tradhton, gruaja jote prish para përditë. Vajza ime nuk i kishte këto gjeste. Eltoni i thoshte ‘shiko punën tënde, s’të ka lënë njeri të ruash gruan dhe vajzën time’.

Edhe pasi e denoncoi në polici ai i doli sërish në rrugë. Shkoi Enkeleda e denoncoi, e mori policia një natë dhe e lëshoi. Enkeleda kishte 20 vjet e martuar me Eltonin. Me familjen e tij shkonte shumë mirë”, tregoi nëna e 38-vjeçares.

Kunata e saj tregoi më tej se autori i vrasjes kishte ardhur nga Greqia dhe disa kohë kishte jetuar me motrën e për shkak të mosmarrëveshjeve kishte qëndruar më pas tek vëllai, Erdeti.

“Enkeleda nuk e njihte Erdetin. Ai kishte qenë në Greqi, kishte ardhur, kishte jetuar ca kohë me të motrën por për shkak të konflikteve kishte ikur nga ajo dhe më pas shkoi tek Enkeleda. Ajo me vajzën ishin të pandara. Kudo bashkë”, tregoi kunata.

Ndërkohë nëna rrëfeu dhe gjendjen e mbesës së saj që ka qenë dëshmitare e ngjarjes. Ajo tha se vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe trembet natën, ndërsa kërkon të ëmën.

“Vajza thotë mos më bezdisni se nuk duroj dot tek mami. Trembet natën e thotë dua mamin. Mos i raftë asnjë nëne ajo që më ra mua. Do të flas nga sikleti i asaj vajze që më ka lënë që t’ia dorëzoj të atit. Nëse i japin liri me kusht Eltonin ndoshta vajza e kalon pak e rri me të atin”, u shpreh nëna duke kërkuar një zbutje të dënimit për dhëndrin e saj, bashkëshortin e Enkeledës që ndodhet në burg prej 7 vitesh dhe i kanë mbetur dhe pak më shumë se 2 vjet për të vuajtur. BW

g.kosovari

Next Post
FOTO/ “S’dua homazhe e ceremoni shtetërore”, Përcillet në banesën e fundit me dhimbje dhe lot aktori i madh Xhevdet Ferri

FOTO/ "S'dua homazhe e ceremoni shtetërore", Përcillet në banesën e fundit me dhimbje dhe lot aktori i madh Xhevdet Ferri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

April 4, 2026
Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In