• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

U martuan më 14 Gusht, dhëndri lë pas nusen e re në përpjekjen për t’u larguar nga Kabuli…

by A R
31/08/2021 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afgano-amerikani Haseeb Kamal u martua vetëm një ditë para se Kabuli të binte nën kontrollin e talebanëve. Gjatë largimit të tij mes kaosit nga Afganistani, bashkëshortja si dhe shumica e familjes së tij mbetën pas. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti sjell historinë e tij, ekskluzive për Zërin e Amerikës.

Çarja e turmës është ajo që Haseeb Kamali mban mend më shumë.

“Dukej sikur po merrte fund bota, ashtu dukej”.

Ai ishte në Portën Abbey në aeroportin e Kabulit, kur u nda nga anëtarët e familjes së tij.

Vite më parë, Kamal ishte përkthyes i forcave amerikane në Afganistan. Ai u largua nga vendi i tij me një Vizë Imigruese Speciale në vitin 2014 dhe u bë shtetas amerikan. Por dikush e thirri përsëri në Afganistan këtë vit.

“Jam i lumtur që e gjeta atë”.

Kamali u martua më 14 gusht. Të nesërmen Kabuli ra në duart e talibanëve. Ai e dinte që të gjithë duhej të largoheshin.

Ai dhe familja e tij kaluan nëpër pikat e kontrollit në portën e aeroportit, duke u treguar marinsave amerikanë pasaportën e tij amerikane. Por vetëm tre do të kalonin.

“Fillova të shtyja motrën në mes të turmës dhe u thosha njerëzve ‘Hej, ajo është e sëmurë mund të lëvizni, ju lutem?’”

Gjatë rrugës ata panë fëmijë të lënduar dhe shkopinj që përdoreshin si armë. Kujtime që tani kanë filluar të prekin Bibi Sara Kamalin, e cila ishte në vitin e fundit të fakultetit të mjekësisë.

“Vëllai ishte pas meje. Ne uleshim për t’u shpëtuar goditjeve me shkopinj. Kishte shumë fëmijë të lënduar, ose të goditur në fytyrë. Disa prej tyre kishin vdekur të shkelur nga turmat”, thotë Bibi Sara Kamal për Zërin e Amerikës.

Bibi Sara kaloi portën dhe hyri në aeroport. Po kështu edhe Kamali dhe babai i tyre.

Disa orë më vonë, ata hipën në një avion transporti C-17, për në Katar.

Atje qëndruan tre ditë pa dush dhe pa ndërruar rrobat. Nga Katari, ata fluturuan për në Ramstein të Gjermanisë, dhe më në fund hipën në një avion për në Aeroportin Ndërkombëtar të Dallasit në Virxhinia.

Udhëtimi i tyre nëntë ditor ka përfunduar, por Kamali është i përhumbur që ka lënë pas nënën, vëllezërit, motrat dhe nusen e re.

“Kisha një mision. Të nxirrja familjen time dhe dështova. Sinqerisht jam vërtetë shumë i shqetësuar”.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, familja Kamal është ende e ndarë. Babai i tyre është një orë larg, në Fort Lee, ku procesi i vettingut do të zgjasë tre javë.

Babai i tyre nuk ka dokumente. Ai është kolonel në pension me ushtrinë afgane, por shkatërroi çdo provë për t’u fshehur nga talebanët.

“Edhe uniformat e tij i zhdukëm, unë e ndihmova t’i digjte të gjitha”, thotë Haseeb Kamal.

Ndërsa vëllai dhe motra fillojnë jetën amerikane, Kamali e di se familja e tij do të jetojë një jetë shumë më ndryshe.

“Do të thoja se nuk ka të ardhme për Afganistanin”, thotë Haseeb Kamali.

Ai flet në telefonon me nusen gati tre herë në ditë. Ata i premtuan njëri-tjetrit se do të ishin bashkë përjetë dhe tani Kamali pyet veten kur do të jenë në gjendje të fillojnë atë jetë të re./VOA/a.r

Next Post
‘’Rrugët janë ndarë”/ Bardhezinjtë i japin lamtumirën zyrtare Ronaldos: Askush si ai në tre sezone tek Juventusi

‘’Rrugët janë ndarë"/ Bardhezinjtë i japin lamtumirën zyrtare Ronaldos: Askush si ai në tre sezone tek Juventusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA shtrëngon kontrollin mbi inteligjencën artificiale, bllokon aksesin në modelet e Anthropic

SHBA shtrëngon kontrollin mbi inteligjencën artificiale, bllokon aksesin në modelet e Anthropic

June 14, 2026
Britania ndalon cisternën ruse, operacion në Kanalin Anglez kundër flotës në hije të Moskës

Britania ndalon cisternën ruse, operacion në Kanalin Anglez kundër flotës në hije të Moskës

June 14, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Shteti pa drejtësi nuk është shtet”, Gogu: Reforma nuk është vetëm kërkesë europiane, por…

June 14, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

“Do të japë dorëheqjen si President”, Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

June 14, 2026
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

June 14, 2026
Eurodeputeti bullgar: Shqipëria, një aleate shumë e mirë në NATO, së shpejti pjesë e BE-së

Eurodeputeti bullgar: Shqipëria, një aleate shumë e mirë në NATO, së shpejti pjesë e BE-së

June 14, 2026
Referendumi për kufizimin e popullsisë në 10 milionë, zbulohen rezultatet në Zvicër

Referendumi për kufizimin e popullsisë në 10 milionë, zbulohen rezultatet në Zvicër

June 14, 2026
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

June 14, 2026
Politika zero-tarifore e Kinës krijon mundësi të reja për eksportet dhe investimet afrikane

Politika zero-tarifore e Kinës krijon mundësi të reja për eksportet dhe investimet afrikane

June 14, 2026
Kina dhe Mongolia thellojnë bashkëpunimin dypalësh

Kina dhe Mongolia thellojnë bashkëpunimin dypalësh

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In