Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me deklarata të ndryshme në Vlorë, gjatë takimit të radhës me qytetarët në Vlorë. Disa prej tyre dhe për vendimin e SHBA për ish-kryeministrin.
Një mbështetës i Berishës tha se kur dëgjon që ka dhënë urdhër Amerika, i kujtohet shprehja, ‘Amerika, xhandari ndërkombëtar’. Nuk munguan dhe deklaratat për ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.
Nga ana tjetër, Berisha tha se nëse Shqipëria ka proamerikanë të vërtetë është baza e PD.
Qytetari: Kam qenë mbështetës i Lulzim Bashës sepse shumë gjëra si gjithë të tjerët nuk i dija dhe nuk i mendoja kështu. Por, me veprimet e fundit jo vetëm që jam bindur se kush është ai dhe s’dua të numëroj të këqijat, por dua të theksoj, ai mirënjohjen që është falas nuk diti ta tregojë. Filozofia e lashtë greke na mëson, tek njeriu që mungon mirënjohja, mos kërko virtyte të tjera dhe një njeri pa virtyte nuk mund të jetë lider i një grupimi dhe aq më tepër i një grupimi që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
Shkeli statutin me të dy këmbët. Kur kishte për të marrë masa të rënda edhe Enver Hoxha mblidhte plenumin, jo byronë politike, por plenumin, as këtë nuk mund ta bëjë këtë ai. Do t’iu thosha atyre që diskutojnë nëpër media dhe në televizion, se dëgjoj shpesh ‘ka ikur koha e Berishës’, zotërinj politika nuk është muskuj, por është mendje dhe koha e Berishës dhe e liderëve si Berisha ikën në kohën kur mbyll sytë. Zoti Berisha ndoshta dikush këtu do më thotë po ti e kë mbështetur Lul Bashën.
Kam thënë një fjali në 2013, ka ardhur koha që lideri i PD-së të jetë i tipit perëndimor, por jo që të mos jetë shqiptar, jo që të jetë antishqiptar. Përse të jetë antishqiptar, sepse me veprimin që bëri ai, nuk dëmton Sali Berishën, por dëmtoi PD-në dhe pluralizmin. Sikur këtë gjë ta kishte bërë para zgjedhjeve, jo 59, por as 9 deputetë nuk merrte dot. Për ta dhënë goditjen që të hanë mbrapa shpine. Baza e demokracisë është votimi. Ai cenoi votimin. Berisha nuk u zgjodh vetë deputeti, Berishën e votoi populli dhe votën e atyre që e votuan po e hedh poshtë. Në qoftë se zonja Kim, të më falë ndonjë që e ka emrin Kimete, thotë se unë erdha dhe takova Lul Bashën, unë e analizoj, u llafos mirë e mirë në Amerikë me Sorosin dhe me Ramën dhe erdhi takoi Bashën. Edhe sot, dëgjova në media, që ai kishte kërkuar nga kryetarët e rretheve që të shpërndahen dhe sjellin informacion.
E di si e merr informacionin, të vijë këtu përballë nesh. Se ne e dimë si u zhvilluan zgjedhjet, si u punua, mirë apo keq, kush sabotoi, kush votoi. Por ai tha unë nuk i fryj zjarrit, se ka frikë se digjet vetë. Ne nuk e lëmë që zjarri të vazhdojë dhe të kthehemi në hi për Lul Bashën. Duke të parë në sy më kujton ’91. Më kujton ato tentativat e para për të ndryshuar Shqipërinë dhe sot jemi në një moment që duhet të ndryshojmë PD nga partia e uzurpuar e Lulzim Bashës, në parti në kuptimin e mirëfilltë të fjalës në Parti Demokratike. Duke dëgjuar se ka dhënë urdhër Amerika, fatkeqësisht më kujtohet shprehja, Amerika, xhandari ndërkombëtar. Në qoftë se e quan veten Amerika xhandari ndërkombëtar, le të japë urdhër dhe të këmbëngulë, por në qoftë se e quan veten shteti i madh, me vlera për demokracinë, nuk duhet të injorojë një popull dhe një parti siç është PDSH.
Evi Kokalari: Më vjen shumë keq që Lul Basha ju ka identifikuar si antiamerikanë! Ju nuk jeni antiamerikanë, ju jeni kundër të majtës shqiptare dhe të majtës amerikane. Amerika që ju folët, nuk është Amerika që krijon situata të tilla dhe është xhandar i botës, por ju premtoj që është Amerika e së majtës dhe kur të kthehet e djathta, PR në Shtëpinë e Bardhë do të ketë shumë ndryshim. Amerika është një nga miqtë tanë më të mëdhenj, zoti Berisha ka shumë respekt për SHBA dhe uroj që dhe ju të shikoni dallimin e individëve. Amerika e ardhshme e PR do ju trajtojë shumë ndryshe nga kjo që po shohim sot.
Sali Berisha: Nëse Shqipëria ka proamerikanë të vërtetë jeni ju baza e PD-së. Jeni ju qytetarët demokratë të këtij vendi, të cilët në 1991 mahnitët Amerikën dhe botën duke i rezervuar pritjen më të jashtëzakonshme në historinë e këtij vendi sekretarit të shtetit James Baker. Udhëtimi juaj me Amerikën është udhëtimi më fabuloz. Si përfaqësuesi juaj dhe i shqiptarëve kam pritur dhe jam pritur nga presidenti Jimmy Carter, presidenti George Bush, Presidentin Clinton, pres George W. Bush, kam takuar presidentin Barack Obama, kam takuar ish-zëvendës presidentin Biden, sot President. Asnjë forcë politike nuk ka pasur këto marrëdhënie të hapura, respekti e miqësie që kemi pasur dhe kemi me SHBA-të.
Është e vërtetë se në lobimin korruptiv të Soros unë jam dizenjuar ‘non grata’, por është e vërtetë se ministri në hije i Partisë Republikane i ka deklaruar edhe ai kombit të tij në një konferecë vjetore ndër më të rëndësishmet se në rastin e Shqipërisë është përdorur ligji si armë, kundër kundërshtarëve të kryeministrit shqiptar për të penguar ardhjen e tyre në pushtet, nën diktatin e George Soros, këto janë deklaratat e Richard Grenell. Ndërkohë që kongresmeni tjetër i tha në sy të të gjithëve, zoti sekretar vendimi yt vjen nga hiçi se ne kemi bërë hetim, kemi kërkuar shumë dhe nuk kemi gjetur asnjë fakt, asgjë prej gjëje për korrupsionin e Sali Berishës që është një mik i SHBA, është një mik i Bushëve. Ne nuk lëkundemi nga deklaratat e peng Bashës i cili thotë se nuk lejoj kongres antiamerikan, njeriu që deri dje nuk shkonte dot në SHBA, gjersa u mor peng nga Rama.
/m.j