• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U legenos për një kolltuk”, Salianji: Berisha uzurpator i PD, njoftoj ndërkombëtarët

by E B
01/05/2026 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike nuk pranoi kandidaturën e Ervin Salianjit për kryetar të PD, por kjo nuk e pengon ish-deputetin që të vijojë betejën.

Në një intervistë në A2 CNN me gazetarin Anesti Barjamemaj, Salianji akuzon Sali Berishën si uzurpator të Partisë Demokratike dhe thotë se beteja e tij për votën brenda selisë blu do të vijojë. Ish-deputeti mohon që do të vijojë një betejë në gjykatë me Berishën për të shpallur zgjedhje të jashtëligjshme, por thotë se do të njoftojë ndërkombëtarë dhe PPE për atë që ai e quan farsë brenda PD.

 Zoti Saliani, të premten, Partia Demokratike vendosi që ju të mos ishit kandidat, por ngjashëm me ju edhe ata aspirantë të tjerë për të garuar kundër zotit Berisha. Edhe zonja Kokalari, zonja Balliu, por edhe dy kandidatët surprizë, zonja Mereme Sela dhe Vladimir Sulaj, të dy nuk u pranuan për arsye të ndryshme. Personalisht për ju, a e prisnit këtë vendim të Partisë Demokratike?

Salianji: Nuk ka asnjë diskutim. Unë e unë e kam ekspozuar atë që është një narrativë e gënjeshtër e Sali Berishës, që Partia Demokratike ka garë, që ka demokraci, që intereson fitorja përballë Edi Ramës. Pra, në 5 muaj unë kam ekspozuar rrënimin dhe kalbëzimin organizativ të Sali Berishës, rrënimin dhe rrëzimin moral të tij dhe pa diskutim pastaj edhe të gjithë po themi gënjeshtrat që ka thënë katërvjeçaren e mandatit të tij, që do rrëzojë Edi Ramën, që do rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, që do heq “non grata”-n gradën, që do fitojë zgjedhjet lokale, që deputetët do t’i zgjedhë anëtarësia dhe kështu me radhë. Sot u rrëzua dhe u ekspozua dhe një element tjetër që nuk ka garë, por ka një uzurpim të funksionit të kryetarit të Partisë Demokratike për interes personal të Sali Berishës dhe të një grupi të ngushtë njerëzish. Kështu që kur nuk ka garë nuk jam e shqetësuar që pse nuk jam në garë. I shqetësuar jam që Partia Demokratike nuk po bëhet parti fituese, siç duhet të jetë dhe nuk është një Parti Demokratike dhe një aset publik, por po trajtohet si një pronë private.

Kur ju e dini që nuk do të kishte garë, përse ndërmorët hapin që në limitet e afateve të dorëzonit një kandidaturë për të garuar kundër zotit Berisha?

Salianji: Për të rrëzuar çdo argument që do të thuhej që pati frikë të dorëzonte dokumentacionin, nuk u dorëzua. Unë i kam ndjekur të gjithë hapat. Kam pesë muaj që po bëj takime me qytetarët. Po tregoj që kam më shumë njerëz në salla se Sali Berisha. Po tregoj dhe depozitova dhe një platformë se si Partia Demokratike ringrihet dhe bëhet fituese dhe hoqa dhe këtë argumentin e fundit do të thoshin që po flet nëpër media po nuk i solli në parti edhe kështu me radhë. Pra i ra dhe ky argumenti që do ta kishin si kështjellë të fundit. Pra qartësisht, populli, se po ma thonë gjithandej, u legenos për një kolltuk.

A është më e ndershme e zotit Berisha dhe të gjithë lidershipit që, kur ata e dinin që zoti Berisha do të ishte fitues, siç e thonë brenda radhëve të Partisë Demokratike, që të mos kishte më garë, por të ishte kështu siç ndodhi një zgjedhje e pa rivalë.

Salianji: Debati publik edhe narrativa që me të drejtë ju e sillni sepse është bërë gjithandej është ky: Që po, mund t’i bihej shkurt edhe mund të thuaj që po ky është një lloj mbretërimi brenda partisë edhe qëndrojmë. Po politika ka disa parime, demokracia ka disa parime dhe në demokraci duhet të kishte mbajtje të premtimit për shkak të humbjes së zgjedhjeve dhe duhet të kishte po ashtu edhe qartësisht garë edhe votë. Nuk e bënë ashtu, për shkak se ka dhe mbrojtjen e Ramës, sepse ne sot jemi qartësisht në regjimin Rama-Berisha. Pra, Sali Berisha është këmbaleci i Edi Ramës për ta mbajtur në pushtet sa më gjatë. Edi Rama mban pushtet politik, kontrollin e institucioneve. Besoj kanë një ndarje të qartë tek elementi që ka të bëjë me përfitimet ekonomike të njëri-tjetrit dhe për ndarjen e sektorëve të caktuar dhe bëhet gjasme sikur ka demokraci. Pra ky regjim që është kaq i egër për me të drejtë për qytetarët dhe ka çuar me mijëra në burg për shkak të ndërtimeve të pa leje, për shkak të energjisë apo edhe për shkak të fjalës siç ishte rasti im, nuk ka sjellë asnjë pasojë për asnjë prej drejtuesve të Partisë Demokratike, pavarësisht se kanë qenë ministra, pavarësisht se kanë qenë drejtorë. Nuk duhet harruar që i vetmi njeri i dënuar nga regjimi jam unë. Të gjithë të tjerët kanë luftë me fjalë.

 Kur e kuptuat juve që Rama dhe Berisha janë një? Pse nuk e keni artikuluar më përpara, por tani që kishe ambicie?

Salianji: Unë e kam artikuluar që në vitin 2021, Sali Berisha nuk është zgjidhje. Në mars të vitit 2021 për shkak të votës së demokratëve, sepse partitë kanë disa rregulla se si funksionojnë, kam thënë “shumica e demokratëve mendojnë që Sali Berisha na sjell në fitore. Unë nuk mendoj kështu, por po i bashkohem”. Doli siç thashë unë. Ndërkohë unë sot po kërkoj fiks të njëjtën gjë. Të shkojmë te demokratët dhe ta vendosin ata se kush është drejtuesi i tyre. Por sjellja e tij tani më ka bërë qartësisht që të kuptoj që nuk i intereson të fitojë dhe që është këmbalec i Edi Ramës. Tani e kam kuptuar, tani po e them, sepse përjashton, se degët e Partisë Demokratike i ka bërë fërtele, sepse nuk po nuk po përpiqet ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet, por të çimentojë veten e vet dhe të mbajë interesin e vet. Çfarë po bën Partia Demokratike për të fituar zgjedhjet? Keni parë ju që kanë filluar të dalin edhe hapur tani? Pra ai nuk ulet edhe nuk bën garën me ne që jemi demokratë, por ndërkohë bën ture takimesh me përfaqësuesit e Edi Ramës për reformën territoriale. Ulet me Damian Gjiknurin për reformën zgjedhore dhe me Edi Ramën. Pra ulet me Edi Ramën, por nuk ulet me demokratët. Kjo është e qartë. Si ta kuptoj këtë?

Përveç jush, u përjashtuan dhe disa kandidatë të tjerë. Përse mendoni ju që nuk u lejuan as ata kandidatë të jenë përballë zotit Berisha? Është shenjë frike?

Salianji: Besoj që kjo është për shkak për shkakun tim edhe nuk kam pranuar dhe të tjerët për të dhënë një lloj logjike që ky është i vetëm. Së dyti pa diskutim që ka frikë dhe frika që i buron kryesore është për shkak të ligjit. Pra, nëse do të legjitimohej një kandidat, ai mendon që do ta do ta padiste në gjykatë. Një gjë që unë nuk e bëj për shkak se një regjim që kontrollohet nga Rama dhe Berisha, e njëjta trup gjykuese që i dha të drejtë Sali Berishës më dënoi mua.

 Ju si do ta vijoni betejën tashmë që nuk u pranua të jeni kandidat.

Salianji: Do të lajmëroj të gjithë faktorin ndërkombëtar për uzurpimin e funksionit të kryetarit të Partisë Demokratike. Do të lajmëroj Partitë Popullore në të cilën Partia Demokratike aderon dhe do të vazhdoj takimet me demokratët dhe do të bëjë betejë duke i thënë të vërtetat derisa ta çmontoj.

Po ju do t’ju çojë kjo betejë?

Salianji: Do të më çojë tek mbështetja masive dhe tek çmontimi i Sali Berishës dhe Edi Ramës më pas.

Si? Me një protestë masive te zyrat e PD-së për të larguar zoti Berisha?

Salianji: Nuk përjashtoj asnjë opsion, por unë i besoj procesit politik. Pra gjithçka do shkojë tek vota në fund.

 Po për ta goditur në gjykatë zgjedhjen e zotit Berisha kur kemi një nen, nenin “Basha” që nuk lejon rikandidimin e tij, a do të ndërmerrni ju një hap në gjykata?

Salianji: Nuk do ta bëj. Por e ka bërë një prej kandidatëve në garë, e ka nisur procesin administrativ dhe besoj që gjykata do të do ta marrë në shqyrtim kur t’i vijë momenti, por unë personalisht nuk dua t’i jap asnjë argument Edi Ramës për ta mbajtur Partinë Demokratike në një tjetër ngërç ligjor. Do të doja që t’i jepnim një zgjidhje politike këtij ngërçi.

Në bazë të statutit lejohen edhe fraksionet brenda Partisë Demokratike dhe fraksionet krijohen pas zgjedhjeve të brendshme. Ju a do të ndërmerrni ndonjë hap pas zgjedhjes së të gjithë sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Ri i Kryesisë për të krijuar një fraksion brenda Partisë Demokratike?

Salianji: Fraksioni ka kuptim kur dihet kush është shumicë, kush është pakicë. Ne nuk e dimë sot kush është shumicë në Partinë Demokratike. Unë po kërkoj garë, një gjë më të thjeshtë, ta provojmë me votë kush ka shumicën në Partinë Demokratike dhe nëse shumica do të ishte diku për shembull mund të krijonte fraksion Berisha, nëse unë fitoja garën. Pra nuk ka kuptim tani asnjë gjë sepse ka rënë vota.

Partia Demokratike vijon me aksionin e saj që sipas tyre është vijimi i protestave për të rrëzuar atë që e quajnë regjimin e Edi Ramës. Ju i jeni bashkuar disa protestave, më pas jeni larguar prej tyre, distancuar, duke mos marrë pjesë në këto tubime. Si e shikoni këtë aksion? Si do të përfundojë ky aksion i Partisë Demokratike?

Salianji: Protestat janë protesta për mosndryshim, për të mbajtur peng Partinë Demokratike. Nuk janë kundër Ramës. Pa diskutim që i vlerësoj të gjithë ata që protestojnë për një qeverisje më të mirë, kundër korrupsionit, kundër abuzimeve, por shpërdorimi që i bën Sali Berisha është i paimagjinueshëm. Pra çfarë proteste është kjo ku çdo javë “Do ta rrëzojmë Ramën”, cili është qëllimi? “Do ta rrëzojmë këtë javë. Po këtë javë u rrëzua. Po hajde se do ta rrëzojmë javën tjetër”. Se kam edhe një sedër publike dhe një përgjegjësi para demokratëve. Kur më takojnë, për protestën e fundit më takoi një qytetar në rrugë më tha “bëra një festa për synetllikun e çunit, kisha më shumë njerëz se ju në protestë”. Nuk ka Partia Demokratike aq pak njerëz. Janë të zhgënjyer nga drejtimi i Partisë Demokratike që dalin aq pak njerëz në protestë.

Nga ana tjetër nga zyrtarët të Partisë Demokratike, konkretisht zoti Berisha dhe zoti Noka, vijnë akuza në drejtimin tuaj, si i lidhur me eksponentë të krimit duke përmendur Suel Çelën, më pas Ergys Agasin, por dhe banda të tjera në qytete të tjera që juve ju mbushin sallat. Si i përgjigjeni këtyre akuzave? A jeni ju i lidhur me bandat siç thotë zoti Berisha?

Salianji: S’kam nevojë për ta se kam Cosa Nostra-n dhe i kontrolloj nëpërmjet atyre. Këto janë gomarllëqe që vetëm njeri me inteligjencë, ku di unë, as rutinore mund t’i thotë edhe të na falë gomari që e krahasojmë me këtë. Së pari njëherë unë i kam denoncuar të gjithë këta me emër me mbiemër. Së dyti, pse nuk e përmendin, kur përmendin Ergys Agasin, Ermal Beqirin? Pse nuk e përmendin atë që e ka involvuar në politikë, klanin e “Troplinëve” në Durrës? Pse nuk i përmendin në Elbasan klanin e “Çapjave” dhe të “Çopjave”, ashtu si dhe Suel Çelën. Mbase publiku i harron. Këta janë “non grata” për shkak të lidhjeve me krimin të dy. Pyeteni njëherë, e kalon dot detin andej matanë?. Pyeteni njëherë se kur jo vetëm institucionet më të certifikuara në Shqipëri, por në botë thonë këtë, tani çfarë mund t’i marrësh seriozisht ata? Pastaj kur isha e lidhur me krimin unë pse më emëroj drejtues në Elbasan për shkak të lidhjeve me ta? Dhe për ta mbyllur, se këto janë akuza për të shmangur thelbin e problemit. Çdo takim që unë kam bërë, deri në momentin që kam nisur këtë lëvizje, ka qenë me porosi të Sali Berishës dhe për interesa të Partisë Demokratike, sepse ai ka qenë kryetar. Kështu që tani e mbrapa hajde të diskutojmë për çdo gjë. Po çdo takim e kam bërë me porosi të tij. Po të dojë t’i them edhe ku edhe si. Pyeteni ndonjë ditë.

Ai thotë keni pasur një agjendë personale.

Salianji: Agjendën personale thotë tani që kam dalë, po kërkoj që Partia Demokratike të bëhet fituese. Deri në momentin që kam heroi, çdo takim që kam bërë e kam bërë me porosi të tij dhe për llogari të tij si kryetar i Partisë Demokratike. Kështu që po që t’i dojë i diskutojmë i diskutojmë edhe ato. Por lidhja me krimin, unë kam bërë burg për shkak të denoncimit ndaj bandave kriminale. Nuk ngjit kjo. Është më mirë të kishte thënë ato akuzat që ka bërë ndaj të tjerëve në të kaluarën për lidhje me Ramiz Alinë.

  Ka nisur puna për ndryshime statutore, a do të propozoni ndryshime statutore te grupi i punës?

Salianji: Kur ka uzurpim nuk ka statut, as nuk i jepet legjitimitet një narrative që është e pacipë. Ka uzurpim të funksioneve të Partisë Demokratike që do bëhen. Ju ra edhe maska që e mbanin deri tani që do ketë garë. Nuk ka garë, nuk ka ndryshime, ka vetëm një njeri që e përdor për interesa personale. Pra kjo është tani më evidente dhe e qartë për çdo për çdo qytetar.

  Në 23 maj demokratët do të shkojnë të votojnë vetëm për emrin e Berishës. Ju do të shkoni në votim në 23 për të votuar kundër emrit të Berishës?

Salianji: Nuk ka garë, nuk ka votime. Është një proces farsë. Nëse Edi Rama bën zgjedhje me probleme të rënda dhe të theksuara në zgjedhjet e përgjithshme, ky këmbaleci tjetër i regjimit Rama-Berisha po e bën haptazi uzurpimin. Pra as po krijon epërsi morale, as po krijon diferencë, po bën të njëjtën gjë siç bën Rama, po shumë keq.

 Në 30 maj do të mbahet dhe Kuvendi Kombëtar. A do të shkoni në këtë kuvend për t’ua thënë në sy të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të gjitha problemet?

Salianji: Nuk njoh, tani e mbrapa, asnjë proces të thirrur nga Sali Berisha që është uzurpatori i Partisë Demokratike. Sali Berisha është uzurpatori i Partisë Demokratike dhe do të trajtohet si i tillë. Unë do të takoj demokratët në çdo cep. Do të vazhdoj takimet, do të vazhdoj t’i them të vërtetat e mia. Do vazhdoj të them se si Partia Demokratike bëhet fituese dhe do të vendos gishtin në çdo plagë që ka shoqëria për shkak të regjimit Rama Berisha.

Next Post
U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë në spital i moshuari

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë në spital i moshuari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

May 1, 2026
Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

May 1, 2026
Trump reagon ashpër ndaj kancelarit gjerman Merz: Fokusohu te Ukraina dhe rregullo vendin tënd që po rrënohet, jo te Irani

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje ose do t’i zhdukim përgjithmonë

May 1, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe dolën nga OPEC-u? Ekspertët: Përafrim me SHBA

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe dolën nga OPEC-u? Ekspertët: Përafrim me SHBA

May 1, 2026
Zjarr masiv në Toskana të Italisë, evakuohen mbi 3000 banorë

Zjarr masiv në Toskana të Italisë, evakuohen mbi 3000 banorë

May 1, 2026
U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë në spital i moshuari

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë në spital i moshuari

May 1, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“U legenos për një kolltuk”, Salianji: Berisha uzurpator i PD, njoftoj ndërkombëtarët

May 1, 2026
Iu kërkua të këndonte në promovimin e ndeshjes, Dua Lipa refuzon performancën në duelin e shumëpritur Fury-Joshua

Iu kërkua të këndonte në promovimin e ndeshjes, Dua Lipa refuzon performancën në duelin e shumëpritur Fury-Joshua

May 1, 2026
Rikthehet lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% mbi makinat e BE-së, Brukseli e cilëson partner “të pasigurt”

Rikthehet lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% mbi makinat e BE-së, Brukseli e cilëson partner “të pasigurt”

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In