Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, e cila para disa muajsh u largua nga spektakli ‘Portokalli’ për të shkuar në ‘Klanifornia’, është paditur nga ‘Top Channeli’ në Gjykatën e Rrethit Tiranë.
Televizioni ka paraqitur si provë në gjykatë kontratën e Delindës me “Portokalli”; kontratë 2-vjeçare që fillonte nga viti 2017-2019.
Në të njëjtën kohë, pala tjetër ka paraqitur një kontratë tjetër të aktores, në periudhën 2017-2018.
Delinda akuzohet se ka shkelur kontratën dhe ka nxjerrë sekrete artistike.
Megjithatë, e kontaktuar nga ‘Syri’, ajo është shprehur se: “Do vazhdoj dhe këtë sezon me role shumë të dashura për publikun çdo të shtunë në mbrëmje në Klan”, duke preferuar të mos japë detaje për ngjarjen.
/a.r