Festat kanë mbaruar, por fshati i festave do mirëpresë qytetarët gjer në 7 Janar. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në twitter. “Festat kane mbaruar, por fshati i festave do rrije gjer ne 7 Janar qe vogelushet te argetohen tek pista e akullit e karuselet gjer sa te filloje shkolla! Por vishuni trashe kalamaja, se eshte pak ftohte”, shkruan Veliaj në twitter.
Sikurse edhe në kryeqytetet e Europës, Bashkia e Tiranës ngriti në sheshin “Skënderbej” “Fshatin e Festave”, që u kthye shumë shpejt në një ambient festiv, ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre dhe të argëtohen.
Çdo pasdite, me mijëra qytetarë sëbashku me familjet e tyre shijojnë aktivitetet e shumta që organizohen në shesh, por edhe lojërat për fëmijë apo produktet lokale./a.meta
—