• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U konstatua se ndodhej jashtë vendit! Zbardhet vendimi që riktheu në burg nënën lehonë

by A R
26/03/2023 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet vendimi që çoi në burgosjen e nënës lehonë nga Shkodra, 8 ditë pasi kishte lindur djalin e saj. Diana Bahçja, e njohur dhe me mbiemrin Kolaveri, pasi u kallëzua për braktisjen e fëmijës së parë, pa u vënë në dijeni, u dënua të paguajë gjobën prej 250 mijë lekësh.

Ky vendim u dha nga togat e zeza në Tiranë në 18 Qershor të vitit 2020 dhe nuk u ankimua në Shkallën e Dytë të gjyqësorit. Pasi vendimi mori formën e prerë 3 muaj nga seanca gjyqësore, prokuroria dërgoi urdhrin e ekzekutimit me qëllim vjeljen e gjobës Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor në Tiranë.

Këta të fundit përcollën aktet zyrës në Mat për shkak të vendbanimit të të dënuarës. Sipas vendimit, Zyra Përmbarimore pasi kreu procedurat ligjore për zbatimin vullnetar të vendimit, nuk mundi të vjelë gjobën nga e dënuara, për 14 muaj me radhë.

Të gjendur në këto kushte, ata vendosën pezullimin e urdhrit të ekzekutimit, vendim që u mor në 11 Nëntor të 2021. 14 ditë më pas, në 25 Nëntor, prokurori Endrit Bimi riktheu në Gjykatë dosjen dhe kërkoi konvertimin e gjobës në ditë burgu.

Në vendim cilësohet se me gjithë kërkimet e bëra edhe nëpërmjet Policisë Gjyqësore, për një kohë relativisht të gjatë, nuk u njoftua e dënuara Diana Kolaveri.

Më pas gjykata argumenton se në 13 Janar të 2022 i kërkoi informacion policisë dhe u mësua se ajo ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë. Në seancën e mbajtur në 13 Qershor të 2022, duke qenë se e gruaja nuk u gjend, gjykata i caktoi mbrojtje kryesisht.

Gjatë gjykimit avokati mbrojtës Stefan Topalli nuk paraqiti prova që të bindte gjykatën se gruaja nuk kishte mundësi për të shlyer gjobën, por kërkoi rrëzimin e kërkesës për ta rikthyer në burg si të pa bazuar në prova.

Kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Ardiana Bera, e cila vendosi se për gjobën prej 250 mijë Lekësh ajo duhet të dënohet me 50 ditë heqje lirie. Pasi vendimi mori formën e prerë dhe gruaja u shpall në kërkim dhe policia i mbërriti në banesën në Shkodër ku dhe e dërgoi për të vuajtur dënimin.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 27 Mars 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com