Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ndërsa burime pranë policië njoftojnë për një rrëmbim personi. Klajdi Gjeçi mësohet të jetë marrë nga tre persona me automjet tip BMW X5 në Tiranë, pas një konflikti në rrugë.
Dëshmitë e para flasin për një dhunim në rrugë pranë Farmacisë Nr.10 dhe më pas rrëmbimin e një të riu, ndërsa Klajdi Gjeçi fillimisht ka qenë me automjetin në pronësi të Dorian Çelës.
Policia ka ngritur postoblloqe në disa pika për parandalimin e rastit, ndërsa dyshimet e para lidhen me një konflikt të hershëm mes autorëve dhe pengut.