• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U kërkua shfuqizimi i saj, OFL merr ‘bekimin’ e Gjykatës Kushtetuese

by A R
25/03/2022 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni “Forca e Ligjit” mbetet në fuqi edhe pas ankimimit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit është shprehur për një aksion të pretenduar si të paligjshëm nga subjekti i prekur me një sekuestrim automjeti.

Më konkretisht, po flasim për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020, në kohën kur ministër i brendshëm ishte Fatmir Xhafaj, i cili e inicioi këtë nismë ligjore, “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Edlir Hysenaj, subjekt i OFL, ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese duke atakuar aktin normativ në fjalë. Ai pretendonte se i është sekuestruar padrejtësisht një automjet nga OFL, pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.

Pasi e ka shqyrtuar kërkesën, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar, duke mos konstatuar antikushtetueshmëri në veprimet dhe funksionimin e OFL.

Hysenaj kishte kërkuar “shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2021-241, datë 13.04.2021 i Gjykatës së Lartë”.

Avokati i ankimuesit pretendonte se ky akt normativ cënon sigurinë juridike të shtetasit Edlir Hysenaj dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor, pasi të ardhurat e tij janë vlerësuar si të ligjshme nga organi që ka kompetencë për të verifikuar pasurinë e këtij shtetasi.

Pra, është cënuar parimi “ne bis in dem”, mosndëshkimi pa prova, prezumimi i pafajësisë, barra akuzese, barazia e palëve. Gjithashtu, është pretenduar se pasuria e subjektit dhe familjes së tij është hetuar një herë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe nga gjykata është vendosur pushimi i procedimit penal.

/a.r

Next Post
‘Luftëtari jonë i vogël’/ Rrëfimi prekës i Kledi Kadiut: Djali im Gabriel është sëmurë…

‘Luftëtari jonë i vogël'/ Rrëfimi prekës i Kledi Kadiut: Djali im Gabriel është sëmurë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com