Gjykata e Tiranës ka lënë prapa hekurave dy personat që u ndaluan para pak ditësh me mina me telekomandë. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Jurgen Muhon dhe Eraldo Katroshin.
Ata kanë qëndruar të heshtur në sallën e gjyqit.
Dy të rinjtë u arrestuan më 13 shtator nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen Polo”, i cili drejtohej nga Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë./a.m.