Policia e Elbasanit ka kapur në flagrancë shtetasit E. L, 26 vjeç, R. B, 19 vjeç, D. M, 24 vjeç banues të tre në Elbasan, pasi janë kapur me një sasi droge.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. L, 26 vjeç banues në Elbasan.
R. B, 19 vjeç banues në Elbasan.
D. M, 24 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./a.m.