• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kapën me kanabis, burg për këshilltarin e Vaut të Dejës dhe 3 persona të tjerë

by Java News
01/03/2019 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg 35 ditë për anëtarin e këshillit bashkiak të Vaut të Dejës Dod Dodani, pasi dy ditë më parë u prangos së bashku me tre persona të tjerë me 100 kg kanabis. Ndërkohë që përpos Dodanit, i zgjedhur nga Aleanca Demokristiane në këshillin bashkiak të Vaut të Dejës në burg do të qëndrojnë edhe tre personat e tjerë; Nardi Malaj 45 vjeç, Jozef Ndoci 34 vjeç dhe Aurel Tanushi 24 vjeç.

Sipas burimeve, Jozef Ndoci dhe Nardi Malaj kanë pranuar akuzën dhe pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese, por gjykata e rrëzoi duke i lënë në burg. Dodani dhe Aurel Tanushi nuk e kanë pranuar akuzën, por kërkesa e mbrojtjes për detyrim paraqitje u rrëzua. Për Dodanin prokuroria dha masën me afat 35 ditë pasi kërkon të verifikojë provat shtesë sepse sipas saj provat e paraqitura nga policia ishin te paqarta.

Dodani bashkë me tre personat e tjerë u arrestuan në rrugën Lezhë-Shkodër, pas gjatë kontrollit në pjesën e pasme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet droga e paketuar në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Gjithashtu në shtëpinë e Dodanit u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë.

/a.meta

Next Post
SHBA ruan praninë e trupave në kampin Bondsteel

SHBA ruan praninë e trupave në kampin Bondsteel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com