Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me burg 7 të arrestuarit gjatë aksionit policor “Motoristi”.
Togat e zeza kanë lënë në burg Korab Çelën, Anton Gjini, Gerald Sema Klevis Metalla, Alfred Sefa dhe Gerald Lala.
Këta persona u vunë në pranga pak ditë më parë pasi gjatë operacionit u sekuestruan 62 kg kanabis.
Sipas policisë ata ishin duke qarkulluar në aksin Vorë Fushë Krujë dhe gjatë kontrollit në një prej automjeteve u gjet sasia e lëndës narkotike.
/a.r