• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kap me pistoletë, drogë dhe para cash, ‘i forti’ i Shkodrës dënohet në Angli

by Java News
09/10/2022 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një emër i njohur i botës së krimit në Shkodër me probleme të mëparshme me drejtësinë shqiptare është arrestuar dhe dënuar nga një gjykatë angleze.

Ai është dënuar me 6 vite burg Gjenson Pusi. Shkodranit 34 vjeç, iu gjet nën krevat një armë pistoletë me fishek  gati për qitje.
Oficerën e skuadrës “Serious Organised Crime Unit”  arritën ta arrestonin; ndërsa brenda xhepit të xhaketës iu gjetën edhe 6.000 stërlina, një sasi kokaine, një peshore dhe disa telefona.

Ndërsa një thes plastik i zi që përdoret për hedhjen e plehrave iu gjet plot me kanabis.

Policia angleze arriti të zbulonte që një ambient tjetër i shtëpisë përdorej për kultivim kanabisi.

Në armën e sekuestruar  tip Glock u gjet ADN-ja e Gjenson Pusit por ai nuk dha asnjë koment gjatë marrjes në pyeteje në polici. Por në gjykatë ai pranoi akuzat e ngritura nga prokuroria.

Gjenson Pusi është një emër i njohur për policinë e Shkodrës.

Ai u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, mohoi të ketë lidhje në këtë ngjarje.

Policia ngriti dyshimin se ai ka qenë shoferi i mjetit “Mercedez” i përdorur në këtë atentat.

I marrë në pyetje nga hetues të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, 33 vjeçari ka pohuar se mbrëmjen e 30 qershorit kur ndodhi krimi, ka qenë në banesën e tij në Shkodër.

Ai përdori si argument faktin se ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhënë nga gjykata e këtij rrethi për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë së Shkodrës ndaj Pusit ishte ngritur edhe dyshimi se mund të jetë edhe autor i tentativës së vrasjes së Fatjon Harushës, nipit të Luan Harushës, deputet i PS-së në këtë qark.

Gjekson Pusi është arrestuar edhe në muajin tetor të vitit 2019, ndërsa u vu në pranga pasi u pikas teksa lëvizte me një armë zjarri të llojit “Zastava” me dy krehra me fishekë në Shkodër.

Gjekson Pusi ishte pikasur nga kalimtarë të rastit se në brez kishte armë zjarri, dhe të trembur këta të fundit lajmëruan policinë. Brenda pak minutash, 33-vjeçari ra në prangat e policisë në kushtet e flagrancës, teksa ecte në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Më herët, Gjekson Pusi ka qenë i dënuar me tetë vite burg për “Vjedhje me armë”.

/f.s

Next Post
Mos e privatizoni Kampin e Pushimit të Shtëpisë së Fëmijëve në Borsh!

Mos e privatizoni Kampin e Pushimit të Shtëpisë së Fëmijëve në Borsh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com