• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U kap me kokainë dhe u lirua, reagon kandidati i Lapajt për Sarandën: Mua më njeh një qytet, s’ka askush dyshime për figurën time

by B K
08/05/2025 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Ergys Isufi, ka reaguar ditën e sotme përmes një videoje të postuar në rrjetet e tij sociale, mbi ngjarjen e djeshme ku ai u kap në flagrancë nga policia me një dozë kokaine.

Fillimisht, në reagimin e tij, Isufi ka kërkuar ndjesë për publikun dhe veçanërisht për kolegët e ‘Shqipëria Bëhet’. Më tej, ai ka thënë se shumë qytetarë janë shprehur duke i thënë se ai nuk është për politikë, duke theksuar se i hyri kësaj rruge për të kontribuar bazuar në parime dhe bindje.

Edhe pse ka kërkuar falje për publikun, në fund të videos kandidati i Lapajt ka thënë se shumë qytetarë e njohin që ai nuk ka qenë i implikuar në çështje penale dhe përdorimin e lëndëve narkotike, dhe nga ana tjetër, në postimin e tij ai kërkon disa herë falje lidhur me ngjarjen e djeshme.

Isufi ka falënderuar në fund Policinë e Shtetit që nuk u bë pjesë e një dashakeqësie dhe inskenimi.

Reagimi i Isufit:

Përshëndetje miq,
Lidhur me situatën aktuale ndjej detyrimin moral t’ju kërkoj një ndjesë të thellë publikut shqiptar, qytetarëve të Sarandës, familjes time, miqve të mi, shokëve të mi, por mbi të gjitha gjithë kolegëve të ‘Shqipëria Bëhet’. Falënderoj ata për mundësinë dhe besimin që treguan që unë të jem pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e majit 2025. ‘Ti nuk je për politikë’ kam dëgjuar unë gjatë gjithë këtyre ditëve. Mirëpo unë kam ardhur këtu për politikë, kam ardhur këtu të kontribuoj me parimet, bindjet dhe besimin tim, duke qenë pjesë e kësaj lëvizjeje me qëllim që Shqipëria të bëhet. Politika veproi në mënyrën e saj 35-vjeçare. Por unë nuk do të doja që askush të dekurajohet dhe aq më tepër që përgjegjësia të kalojë mbi lëvizjen ‘Shqipëria Bëhet’. Ju lutem, ju më njihni, unë kurrë nuk kam qenë i implikuar as me çështje penale, as me çështje morale, dhe aq më tepër me përdorimin apo tregtimin e lëndëve narkotike. Unë jam sot i lirë dhe meritoj të jem i lirë, sepse për këtë edhe falënderoj gjithë oficerët e Policisë së Shtetit që treguan profesionalizëm. Edhe nëse ata do të bëheshin pjesë e një dashakeqësie të inskenuar, nuk dihej si do të ishte fati im sot. Mbështesni lëvizjen ‘Shqipëria Bëhet’. Më falni, më falni.

Isufit iu gjet një dozë kokaine me vete, ditën e djeshme, ku thonë se dyshohet ta kishte për përdorim vetjak. Ai u ndalua nga policia teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër të mitur nga Saranda drejt Borshit, aty ku edhe do të kishte një miting elektoral dhe më tej do të nisej në Tiranë për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbajë ditën e sotme Nisma ‘Shqipëria Bëhet’.

Gjatë kontrollit, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet me vrap, por është ndaluar dhe neutralizuar nga uniformat blu.

Next Post
“Këtu është Poloni, jo Bruksel”/ Eurodeputeti polak Grzegorz Braun djeg flamurin e Bashkimit Evropian (Video)

"Këtu është Poloni, jo Bruksel"/ Eurodeputeti polak Grzegorz Braun djeg flamurin e Bashkimit Evropian (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In