• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kap me fermë kanabisi rreth 500 mijë paund, 30-vjeçari nga Shqipëria burgoset në Skoci

by Java News
11/09/2019 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shtetas shqiptar, i cili pretendoi se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, është burgosur për 30 muaj pasi pranoi se po drejtonte një fermë kanabisi në qendër të qytetit Galashiels.

Mirjan Kastrati tha se ai u largua nga Shqipëria nga frika se do të vritej dhe duhej të paguante 16 mijë paund për trafikantët për të shkuar në Britani. Por, për të paguar borxhin, ai thotë se ishte i detyruar të kujdeset për një kultivim prej 200,000 paund kanabis.

Kur policia bastisi ndërtesën e katit të parë ata gjetën 700 bimë kanabisi ndërsa 30-vjeçari ishte duke fjetur në zonën e kuzhinës.

Kastrati këmbënguli se ishte dërguar në fermë vetëm për t’i ruajtur dhe se nuk ishte kultivuesi i tyre si dhe nuk kishte asnjë rol në ngritjen e fermës.

Hetuesi Graham Fraser tha se policia kishte marrë informacione se dyqani i vjetër Ladbrokes në Channel Street ishte duke u përdorur për të kultivuar kanabis.

Ai tha se policia bastisi ndërtesën rreth orës në 8.55 të mëngjesit në 9 prill, duke zbuluar aty Kastratin dhe një mashkull tjetër.

Fraser vazhdoi: “I akuzuari tha se si kishte ikur nga Shqipëria një vit më parë në vitin 2018.”

Ai tregoi se si xhaxhai i tij, i cili ishte një person me rëndësi në politikë, ishte vrarë më parë dhe se ndihej i detyruar të largohej nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve për të dhe familjen. (Kujtojmë se vite më parë, në këmbën e urës së Drinit në Kukës u gjet i vrarë mizorisht Behar Kastrati, kryetari i PD në Has).

Atij nuk i lejohej të linte ambientet ku kultivohej kanabisi duke fjetur në kuzhinë pavarësisht se lënda narkotike i shkaktonte alergji.

“Ai nuk e dinte që ishte në Skoci dhe i ishte nënshtruar dhunës duke përfshirë thyerjen e hundës. Ai po punonte për një grup meshkujsh për të shlyer borxhin.”

Fraser tha se bimët nuk ishin pjekur, por ai shpjegoi se nëse kanabisi shpërndahej me doza të vogla, mund të sillte nga 200 mijë paund deri në 590 mijë paund.

Avokati mbrojtës Urfan Dar tha se klientit të tij i ishte thënë fillimisht se duhet të paguante 4 mijë paund, por kur mbërriti në Britani shuma u trefishua në 12 mijë paund.

Ai tha: “Ai ishte i detyruar të zbatonte atë që këta burra donin të bënin. Ai kishte ardhur këtu përmes Italisë dhe Belgjikës dhe po punonte në Londër, por ishte nënshtruar kërcënimeve”, citojnë mediat lokale.

Avokati shtoi se i riu ishte dërguar me taksi në ndërtesën e kanabisit dhe vendin nuk e kishte ditur.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Misteri i aksidentit në Tiranë/ Makina e blinduar dhe me targa ruse përmbyset në Laprakë

FOTO/ Misteri i aksidentit në Tiranë/ Makina e blinduar dhe me targa ruse përmbyset në Laprakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

August 19, 2026
U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

August 19, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

August 19, 2026
Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

August 19, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Rastin po e ndjekim nga afër me autoritetet shqiptare, ka pasur arrestime por…

August 19, 2026
Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

August 19, 2026
EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

U la e vdekur para spitalit në Itali, Gjykata lë në burg shqiptarin Elvis Metvelaj, akuzohet për vrasjen e motrës së anëtarit të “Ndragheta”

August 19, 2026
“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

August 19, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com