• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kap me armë pranë selisë së PS ku ishte Rama/ Dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

by Java News
07/04/2021 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një armë me vete pranë Selisë së PS në shkurt 2020.

Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Gjuta u arrestuar pranë selisë së Partisë Socialiste. U pikas nga Garda e më pas u ndalua nga forcat shqiponja.

Në janar të këtij viti Prokuroria e Tiranës kërkoi 5 vite burg për Vladimir Gjutën, i arrestuar më 10 shkurt 2020 pasi u kap me armë pranë selisë së PS, me rreth 180 mijë euro me vete dhe me një pistoletë me fishekë në gojë.

Këtë masë dënimi Prokuroria e Tiranës e kërkoi në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe të jepet vendimi, u caktua në 27 janar.

Gjuta u arrestua 10 minuta para se të niste mbledhja e kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ishin efektivët e Gardës së policisë, që arrestuan jashtë selisë së PS-së Vladimir Gjutën me një pistoletë me fishekë në gojë, një dorezë metalike dhe rreth 180 mijë euro me vete në një çantë firmato “Gucci”; më saktësisht 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja. Po gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë sekuestruan edhe një automjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte.

Avokati i Gjutës, Naim Gjuta më parë, ka thënë se klienti i tij nuk kishte për qëllim që t’i bënte atentat kryeministrit Edi Rama, por po thyente disa para të cilat i duheshin për të hapur një biznes në Shqipëri. Sa i përket shumës së madhe të lekëve që iu gjetën në çantën “Gucci”, avokati tha se i ka fituar me punën në Angli.

Vetë Gjuta ka deklaruar se nuk kishte qëllim që të kryente atentat ndaj kryeministrit, pasi ka simpati për Ramën, por dhe Berishën si politikanë, siç ka edhe për ish- presidentin amerikan, George Bush.

Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më parë ka qenë arrestuar si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri më 10 shkurt 2015, por që në përfundim të hetimeve u lirua, pasi akuzat nuk u provuan. Vladimir Gjuta kishte kërcënuar ish-ministrin me një mesazh në numrin e tij personal. “Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja”, shkruhej në mesazhin pas të cilit Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat RENEA.

Ndërsa disa kohë më pas, Gjuta u arrestua për dhunë ndaj babait të tij, duke thyer edhe masën e “arrestit shtëpiak”, por u lirua sepse familjarët nuk ngritën kallëzim penal. Vetëm një muaj më parë, pas një sherri i theu dhëmbët kushëririt të tij me çekiç dhe duke i lënë të dëmtuar njërin nga sytë.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

November 26, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Sponsorizime me paratë e biznesit, por me lejen e pushtetit

November 26, 2026
“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Europa në një moment vendimtar”- Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj!

November 26, 2026
“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

November 26, 2026
“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

November 26, 2026
EMRI/ ”Marrëdhënie me dhunë”, kapet 38-vjeçari në Elbasan, i dënuar me 3 vite burg

Nga krimet te dhuna fizike, 8 gra e vajza të vrara në 11 muaj! Në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje

November 26, 2026
“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

Kos: Protestat paqësore nuk pengojnë integrimin, të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve!

November 26, 2026
Platformë denoncimi për dhunën online, Demo: Të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në raste bullizmi apo kërcënimi në internet!

Platformë denoncimi për dhunën online, Demo: Të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në raste bullizmi apo kërcënimi në internet!

November 26, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

E rëndë në Maliq, 43-vjeçarja gjendet e pajetë nga familjarët në tualetin e shtëpisë, ja për çfarë dyshohet!

November 26, 2026
Nisma/ Kredi për banesa me interes 0% dhe 3%, Ibrahimaj e Sejko nisin konsultimet me bankat! Diskutohet heqja e parapagimit

Nisma/ Kredi për banesa me interes 0% dhe 3%, Ibrahimaj e Sejko nisin konsultimet me bankat! Diskutohet heqja e parapagimit

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In