Është vënë në pranga rreth orës 20:40, të ditës së djeshme Besmir Duka, polic pranë burgut në Sarandë.
Mësohet se në ambientet e IEVP Sarandë, Duka, duke qenë me shërbim në këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë.
Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e Besmir Duka, 30 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”
a.ç