Një 35-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Maliqit pasi u kap duke transportuar disa klandestinë.
Ndalimi i tij u bë në fshatin Zboq ku në makinë kishte edhe pesë htetas të huaj emigrantë të paligjshëm.
Ai u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.
Sikur të mos mjaftonte paligjshmëria që po kryente, 35-vjeçari A.B, nga Tirana, ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.
Nuk dihet destinacioni i klandestinëve, ndërsa për të riun ka nisur një hetim.
/a.r