Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Roni Spaho, i arrestuar për grabitjen me dhunë në bashkëpunim në rrugën e Kavajës , pak ditë më parë. Spaho është arrestuar në flagrancë me vlerat monetare rreth 3 milionë Lekë të reja, teksa po shkonte t’i merrte ato në vendin ku ishin lënë ditën e grabitjes, pranë një pusete në rrugën Hajdar Hidi.
Të riut i janë gjetur edhe sende të tjera të përdorura për grabitjen të cilat u konsideruan nga organi i akuzës si provë materiale. Në seancën gjyqësore të shtunës kësaj të shtune Prokurori ka paraqitur si provë për planin e grabitjes edhe disa mesazhesh të të pandehurit Spaho me personat e shpallur në kërkim për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.
Roni Spaho kishte rolin e informatorit të lëvizjeve të 60-vjeçarit Qani Zili, transportues i vlerave monetare të një pike valute. Ngjarja ndodhi më datë 4 maj kur Spaho së bashkime dy 26-vjeçar të tjerë i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të valutës.
Kjo shumë po transportohej nga një pikë e këmbimit valutor në një tjetër, kur autorët bënë pritën. Dy të kërkuarit udhëtonin me motor dhe pasi iu afruan filluan ta godasin me sqepar në fillim të Rrugës së Kavajës. Për fat të mirë, Zili ishte me kaskë në kokë dhe nuk pësoi dëmtime.
/a.r











