• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kap me 75 kg kokainë në Itali, si i shpëtoi drejtësisë shqiptare ish-zyrtari i lartë

by A R
06/11/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artur Mahmutaj, i arrestuar në Itali si i implikuar në trafikun e 75 kilogramëve kokainë dhe i dyshuar si pjesë e një bande narkotrafiku, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

I njohur si ish-zëvendësdrejtori i Hekurudhave në Durrës, ai është mbajtur në paraburgim për 3 muaj, pas zbulimit të një laboratori modern droge në një magazinë, në vjeshtën e vitit 2015.

Por 37-vjeçari është liruar sipas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, të cilin Top Channel e disponon, pasi siç vlerëson gjykata ai nuk është person me rrezikshmëri. Në vendim thuhet se, vërtet vendi ku u gjet droga ishte në pronësi të Mahmutajt, por pas hetimeve është vlerësuar se ambientet nuk posedoheshin prej tij, por i ishin dhënë me qira shtetasit tjetër, Albano Gjini.

Për ta provuar këtë pretendim, vet i pandehuri ka paraqitur një kontratë qiraje që i përket dy viteve më parë, e siç thotë gjykata, ky fakt është pranuar edhe nga i dyshuari tjetër Gjini.

Me sa duket nga vendimi, me këtë pretendim të Mahmutajt ka qenë dakord edhe Prokuroria e Durrësit. Por ajo çfarë nuk kanë marrë parasysh Prokuroria dhe gjykata ka lidhje me dëshminë e shtetasit Kastriot Dyrmishaj, i kapur në vendngjarje nga policia.
Ai ka rrëfyer se ishte punësuar nga Mahmutaj për të ushqyer 3 qen, e se një muaj para aksionit të policisë, dëshmitari kishte parë Mahmutajn bashkë me dy persona të tjerë që e kanë ndarë magazinën në dy pjesë dhe më pas kanë vendosur një sobë.

Dëshmitari ka pohuar se e ka pyetur Arturin se “përse duheshin këto materiale” dhe ai i është përgjigjur “për të mbajtur ngrohtë ambientin”. Në fakt, siç rezultoi nga hetimi, ngrohja e magazinës ishte në funksion të rritjes së kanabisit.

Kapja e Mahmutajt të hënën me drogë të rëndë në Itali mban kështu edhe vulën e drejtësisë shqiptare, e cila me gjithë dëshmitë në procesin e dy viteve më parë, la një trafikant të lirë, i cili jo vetëm nuk u tërhoq, por sofistikoi tregtinë e drogës, nga hashashi te kokaina. E ashtu si në rastin e Katanias, ishin sërish italianët dhe përgjimet që zbuluan të vërtetën mbi ish-zyrtarin e rëndësishëm të shtetit shqiptar./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Mësoni se kush dashurohet me ju sipas shenjës së horoskopit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In