Banorët e Njësisë 3 në kryeqytet, përballë Maternitetit të ri, nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Gjatë këtyre ditëve të nxehta të korrikut, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka vijuar punën për investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Ramiz Zakja”, një investim nga i cili përfitojnë dhjetëra familje.
Ky investim i ri i Bashkisë së Tiranës, tashmë është pjesë e rrjetit shpërndarës, i cili ka rritur ndjeshëm sasinë e shërbimit ndaj qytetarëve./l.m