• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U japim një dorë këngëve për prijësat

by Pëllumb Kulla
11/02/2021 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Po trokasin ngjarje të mëdha. Do të jenë muaj të mbarsur me përplasje, grindje dhe brohorima.

Nuk kemi punë me grindjet ne, qejflinjtë e këngëve popullore. Ne jemi në shërbim të harèsë. Është stina e pjellorisë më të bollshme të artit popullor, të rapsodëve, të instrumentistëve popullorë, nga Preveza në Mitrovicë.

Pardje dëgjova një këngë të re me çifteli për Lulzim Bashën.

Nuk mbaj mend se ç’thuhej por këngëtari kish zë të mprehtë, jehonin malet dhe mua tani më vijnë në mend vetëm fjalët që rimonin me të. Ishin me dhjetra: Basha, masha, hasha, të trasha …

Thonë që janë më të bukura këngët për Ramën.

Edhe për Ramën, o burra?!!! Besohet se rimat për këtë, duhet të kenë qenë më tingëlluese: xhama, flama, kallama, bërthama, Obama…

Dhe këta dy krerë të politikës i mirëpresin. Pa dyshim. Ku ka gjë më të bukur se sa kur populli të këndon që më të gjallë! Unë për vete e kam ëndër të dëgjoj mes kërnetave një këngë për mua, sidoqë të jetë ajo, përshembull: “O Filan, o burrë i vjetër/Kur hesht, na pëlqen më tepër.”

Më vrafshin mua, po gjete një popull më prodhimtar për këngë udhëheqësash. Kemi traditë, ne. Çiftelitë dhe gajdet tona u kanë kënduar aq sa prijësve tanë, po aq edhe miqve të shquar, Titos, Stalinit, Maos, Ho Shi Minit, Bushit, Berluskonit… Krijimtaria popullore e viseve tona është e begatë.

Ka zëra, se këto ditë janë porositur këngë për sejcilin nga deputetët, për kryetarët e bashkive, ministrat dhe ministreshat. Do të ketë këngë dhe për ambasadorët që kalojnë shkarazi mbi këto troje, do të ketë për kryetarë shtetesh, Merkelin, Makronin, Erdoganin…

Kanë mbetur përgjysmë këngë për këta italianët, që vijnë në krye të qeverisë dhe bien prapë, pa mbaruar rapsodi i shkretë as strofën e parë!

Po vëmendja kryesore do të jetë për të këtushmit, për Presidentin, për Teatrin që u prish dhe për atë që do të ngrihet, për Opozitën që doli nga parlamenti dhe për atë që hyri… Për Covidin, dymbëdhjetë miljet e Greqisë… Po të kërkosh gjen këngë për SPAK-un dhe për këstin e tretë të të përndjekurve…

Sa mirë! Folklorit tonë i zgjerohet fjalori. Ai po zbraz hambarët e mbushur me turqizma dhe i mbush me të bukurat terma euroamerikane, diplomatike dhe juridike. Tani nëpër këngë gjen: konsensus, elektorat, supermarket, korrupsion…

“Po sodis-o prej ballkonit/ veturat e korrupsionit”

Nuk ka më vjetërsira, si, sebep, vatan, derman, sevda! Epërsi kanë fjalët e reja që shndrisin nga shkenca dhe oksidentalizmi, si bekgraund, metastaza, dializa, koalicione, fejsbuku…

“Ja seç thotë ai farë kopuku/ drejtpërdrejt-o nga fejsbuku!”…

Po ngrohen kërnetat, po temperohen çiftelitë, po fryhen gajdet dhe tërhiqen lëkurat e dajreve.

Poetëve popullorë u del gjumi natën. Ata zgjasin krahët e çveshur mbi komodina dhe zhgaravisn vargjet që u jep muza. Nxitojnë, se mos harrojnë.

Ja, tamam për këtë, unë kam punuar një çikë e nga një çikë dhe kam përgatitur për botim këtë Fjalor të Rimave Poetolitike (FRP), për rapsodët, një fjalor që ka munguar tërë jetën, qyshkur lindën vargjet e para të poezisë popullore. Por, sot, rimat… Rimat, thashë, jo vrimat!

Ato, rimat, duhen më shumë se në çdo periudhë të lumtur të historisë së popullit tonë. Shumë parti, e shumë udhëheqësa! Dhe asëll-asëll, pas përmbysjes së komunizmit, ai i himnizimit të politikanëve është i vetmi sektor që ka prodhim të begatë. Nuk kanë ecur as sektori i minierave, as i naftës, as sektori i bujqësisë. E vetmja fushë ku nderohemi, ja, kjo e këngëve për prijësat!

E deri sa të botohet fjalori, e meqë do ketë gjithmonë një palë zgjedhje përpara, unë po jap si paradhënie rimat më kryesore, ato më të ngutshmet, që u duhen rapsodëve. U nevojiten atyre, siç u nevojitet oksigjeni të sëmurëve! Le të jehojnë këngët! Le të jehojnë sot ndër pllaja e lugina të viseve arbërore…

Hapim fjalorin dhe lexojmë:

Për Rama: Fama, piskama, panorama, bërthama, harama… (Le librin mënjanë). Ja, të sajojmë dy tri vargje: “Tunjatjeta Edi Rama,/ Kot rri veshur me pizhama./ Mos përto e mos kij zor/ Rregullo Kodin Zgjedhor!”

Për Meta: Paketa, kuleta, njatjeta, stafeta, vërteta, videokaseta… Pas asaj që këndohet nga Skrapari, “Kush i qan hallet e mia/ Ilir Meta, LSI-ja…” mund të këndohet “E ç’kuptim do ketë jeta/ Pa nxjerrë katërqind dekreta/ Na hyri si pykë Venecja/ Pa s’do ndalja, nuk do ngecja…

Për Gramozin: Bajlozi, tetanozi, rrogozi…Qenë votat e Patozit / Që i dhanë zemër Gramozit. /Zu kryet e parlamentit/ U bë njeriu i momentit. /Zoti Ruçi burri i fjalës/ Ia preu mikrofonin Salës./ Boll foli tridhjetë vjet./ Foli sa për treqint vjet!

Kaq, hëpërhë, nga unë… Ishte një reklamë e shkurtër për fjalorin që po del së afërmi.

Next Post
Ndërroi jetë nga virusi, mesazhi i fundit i Zenepe Lukës: Covid i mallkuar! Më bluan dhimbjet…

Ndërroi jetë nga virusi, mesazhi i fundit i Zenepe Lukës: Covid i mallkuar! Më bluan dhimbjet...

Comments 1

  1. Rako Mone says:
    5 years ago

    Po komisar Katanin, ku e le areeee….. ?

    Reply

Leave a Reply to Rako Mone Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

January 29, 2026
Lamborghini, skafe dhe… biçikleta! Publikohet katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara

Lamborghini, skafe dhe… biçikleta! Publikohet katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara

January 29, 2026
Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për pesë të pandehur

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për pesë të pandehur

January 29, 2026
Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

January 29, 2026
Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

January 29, 2026
(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

January 29, 2026
Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë,  si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

January 29, 2026
“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

January 29, 2026
Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

January 29, 2026
“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In