• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U infektua me COVID/ Petrit Vasili drejt shërimit: Zbulon çfarë u ka thënë disa kolegëve të tij mjekë që ‘po fshehin vdekjet’

by Java News
23/11/2020 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, deklaroi se “vdekshmëria është rritur disa herë dhe kjo nuk mundet që të mos jetë e lidhur me pandeminë”.

“Sa i përket vdekjeve, nuk është punë për mjekun dhe asnjë mjek nuk mund të flasë dot për gjendjen e vdekshmërisë dhe evidentimin e saj anembanë vendit.

Ne kemi shumë denoncime të drejtpërdrejta për vdekje me Covid që nuk janë raportuar. Vdekshmëria është rritur disa herë dhe nuk mundet që të mos jetë e lidhur me pandeminë.

Një qeveri që zgjedh të gënjejë dhe të fshehë gjëra, sigurisht që vdekshmërinë do ta fshehë. Këta thonin që kemi pak raste në fillim, ndërsa tani thonë se kemi më shumë raste se testojmë më shumë.

Po si paska qenë e vërtetë se ke pasur raste të pakta kur nuk ke testuar? Kjo do të thotë se qeveria ka zgjedhur rrugën e fshehjes”, u shpreh Vasili, që u infektua edhe vetë nga Covid dhe u shtrua në gjendje të rëndë në një spital privat.

“Ajo që kërkuam me këmbëngulje për muaj me radhë nuk ishte për qëllime politike. Kishte të bënte me instrumenta klasike për përballimin e pandemive.

Në kërkuam që këto instrumenta të aktivizoheshin që në fillim të pandemisë: testimi, gjurmimi dhe trajtimi mjekësor për rastet e rënda.

Duhej edhe aktivizimi i mjekut të familjes që në fillim. Ndodhi e kundërta: pacienti u shkëput nga mjeku i familjes dhe u tha që 127 do të ishte linja e parë”, shtoi Vasili.

Sipas tij, “çdo shpërdorim i mjekëve në funksion të politikës, është kriminal”.

“Propaganda në Shqipëri është kthyer në profesion vitet e fundit. Mjekët kanë detyrë të bëjnë punën e vet dhe respekt për punën që kanë bërë.

E vetmja këshillë që i kam thënë kolegëve është se kur nuk mund të thonë të vërtetat, të mos i fshehin ato. Prandaj qytetarët nuk janë solidarë sot.

Nuk i mbajnë maskat pasi e mbajnë mend kryeministrin se çfarë thonte për maskat. Opozita ka dhënë këshilla konkrete, profesionale dhe dashamirëse, por përballë kanë pasur psikopatinë e kryeministrit që bën kokëfortin dhe triumfatorin”, theksoi Vasili.

g.kosovari

Next Post
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun/ Hiqet arresti i shtëpisë për ish-deputetin Arben Ndoka

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun/ Hiqet arresti i shtëpisë për ish-deputetin Arben Ndoka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të jetosh brenda gënjeshtrës

Të jetosh brenda gënjeshtrës

January 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

January 22, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

21 Janari, Zogaj: SPAK ka humbur kohë, urdhrat e ndalimit penguan zbardhjen e krimit

January 22, 2026
“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

January 22, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me vranësira të dendura, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

January 22, 2026
Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In