• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“U habitëm dhe vetë”/ Grabitën çantën me 250 mln lekë nga ‘Range’ biznesmenit. Autorët: S’e dinim që kishte aq shumë para

by Java News
26/05/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e dy autorëve të grabitjes së 250 milionë lekësh të vjetra nga makina tip “Range Rover” e biznesmenit Flamur Behi. Mësohet se në dëshminë e tyre, Donald Hoxhaj, 27 vjeç dhe Gentian Kane, 44 vjeç, kanë pranuar grabitjen.

Megjithatë ata kanë shtuar se nuk e dinin shumën që biznesmeni Behi kishte me vete dhe se ishin habitur edhe vetë nga paratë që kishin gjetur.

“Nuk e dinim se çfarë shume kishim grabitur. U habitëm dhe vete. E njihnim si biznesmen por nuk mendonim se do kishte aq shumë para në bagazhin e makinës”, janë shprehur dy autorët para hetuesve.

Për dy të arrestuarit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa pritet ende vendimi i Gjykatës për ta.

Por si ndodhi ngjarja?

Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane kanë ndjekur të gjitha veprimet e Flamur Behit qysh nga qendra tregtare “Vesa” deri tek qendra “Kristal”. Në momentin që biznesmeni Behi ditën e ngjarjes, është paraqitur së bashku me bashkëshorten e tij B.Behi në ambientet e “Kristal Center”, për të blerë një hekur rrobash dhe parkoi te qendra tregtare e tentoi që të mbyllë makinën, dy autorët bllokuan me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit për të hapur më pas ‘Range Rover’-in.

Por teksa kanë blerë hekurin dhe janë kthyer në makinë, Flamur Behi, ka konstatuar se çanta me para që ai kishte futur në bagazhin e makinës ishte zhdukur në rrethana të mistershme. Ai menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku oficerët e kësaj të fundit filluar kqyrjen e pamjeve filmike, ku është qartësuar një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN.

Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë. Oficerët e policinë kanë telefonuar Greta Hoxhajn duke i kërkuar kësaj të fundit të paraqitet në polici së bashku me mjetin e saj. Por Hoxhaj, ia ka kthyer oficerëve se ndodhej në qytetin e Fierit dhe se në datën 22 maj makinën e saj e ka përdorur, vëllai Donaldo Hoxhaj. Përmes Donald Hoxhajt është identifikuar edhe i dashuri i gazetares Gentian Kane. Fillimisht policia ka telefonuar Hoxhajn, por dhe ky person i ka pohuar se ndodhej në Fier, pasi kishte babain sëmurë dhe të shtruar në spital.

Jo shumë minuta pas kësaj telefonate, policinë e Tiranës, e ka marrë një avokate e cila i ka kërkuar uniformave blu se do paraqitej në polici së bashku me Donald Hoxhajn dhe Gentian Kanen për t’u vetëdorëzuar së bashku me shumën e parave që kishin vjedhur, 250 milionë lekët, që grabitën tek makina “Range-Rover” e Behit.

g.kosovari

Next Post
Arrihet dakordësimi i parë në tryezën për Reformën Zgjedhore/ Ndryshohet periudha zgjedhore, ja e drejta që i lind Presidentit

Arrihet dakordësimi i parë në tryezën për Reformën Zgjedhore/ Ndryshohet periudha zgjedhore, ja e drejta që i lind Presidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi tragjik me dy viktima në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Një pjesë e godinës e pabanuar, priten verifikime për strukturën e pallatit!

Shpërthimi tragjik me dy viktima në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Një pjesë e godinës e pabanuar, priten verifikime për strukturën e pallatit!

November 5, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Fitorja e Abdul El-Sayed është edhe një fitore e Amerikës që njohim ne emigrantët

November 5, 2026
Sporti i garave në zi, ndahet nga jeta ish-piloti australian i “Formula 1”!

Sporti i garave në zi, ndahet nga jeta ish-piloti australian i “Formula 1”!

November 5, 2026
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Një krizë e re? Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, ja vendet ku po rriten më shumë

November 5, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

November 5, 2026
RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In