• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U godit 6 herë me thikë nga gruaja, burri: Ajo vuante nga depresioni

by A R
30/07/2016 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnik Basha, i plagosur dy ditë më parë gjashtë herë me thikë nga e shoqja, është shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore se Rudina muajt e fundit kishte probleme me shëndetin mendor.

Sipas tij, ai ka tentuar dytri herë ta dërgojë për vizitë te mjekët psikiatër, por ajo nuk ka pranuar. Në deklaratën e tij 45-vjeçari ka mohuar ta ketë keqtrajtuar gruan.

Por nuk ka përjashtuar mundësinë se shkak i gjendjes së saj të jetë bërë xhelozia, pasi ai jetonte bashkë me dy gratë dhe 10 fëmijët, katër me njërën prej grave dhe gjashtë me tjetrën. Megjithëse ndodhet ende në spitalin rajonal të Peshkopisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 45-vjeçarin, për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje” raporton Panorama.

RREFIMI

I pyetur për rrethanat e ngjarjes që sollën plagosjen e tij me thikë, Besnik Basha ka deklaruar për grupin hetimor se kishte mall për gruan, Rudinën, dhe gjashtë fëmijët, si dhe kishte udhëtuar nga fshati Dragu për në Qytetin e Ri, Bulqizë.

“Gjashtë muajt e fundit Rudina nuk ka qenë mirë. Ishte në depresion. I jam lutur disa herë ta dërgoj për vizitë te mjekët. Ajo nuk pranonte”, ka deklaruar Basha.

Sipas thënieve të tij në polici, mbrëmjen e 27 korrikut ai ka trokitur në banesën e gruas së dytë. Besniku nuk ka hasur në rezistencë dhe nuk ka menduar se ajo do ta sulmonte me thikë. Ka luajtur dhe është argëtuar me fëmijët e tij, siç bënte kur ishte në fshat. Gjithçka ka ndodhur pas mesnate.

“Isha në gjumë dhe kur jam goditur për herë të parë me thikë, ndjeva sikur dikush më goditi me grusht në bark. U zgjova menjëherë. Pashë Rudinën me një thikë në dorë. Nuk m’u dha fare që ta ndaloja. Ajo vazhdoi të më godiste. Pasi mora dy-tri goditje, rashë pa ndjenja. Nuk mbaj mend çfarë ndodhi më tej”, është shprehur Besnik Basha.

Pas rimarrjes në pyetje, edhe Rudina Basha thotë të njëjtën gjë: “Nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Nuk di ta kem goditur Besnikun me thikë”./a.m.

Next Post

Statistikat/ Peshkimi sjell rreth 40 mln dollarë volum tregtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com