Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy persona të cilëve ju gjet kanabis sativa në banesa.
Sipas njoftimit të policisë, pas kontrolleve në banesat e A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57 vjeç shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 11 kg lëndë narkotike.
27-vjeçari dhe 57-vjeçari janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/b.h