Është identifikuar trupi i pajetë i personit që u gjet i vrarë në rrugë në Fushë Krujë.
Bëhet fjalë për Indrit Ndoj, 34-vjeç.
Trupi i të riut u gjet mëngjesin e kësaj të premte.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës është gjetur një dëmtim i shkaktuar nga një arme zjarri.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r
Gjendet i vdekur në Fushë-Krujë një 34-vjeçar, policia: Është qëlluar me armë në këmbë