• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U gjet i vdekur pranë kapanonit të drogës, prokuroria kthen dosjen në polici: Ishte vrasje

by A R
17/01/2017 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës dyshon se Besnik Pudja nuk është vetëvrarë, por është vrarë për motive që mund të kenë lidhje me drogën.

Për këtë arsye, katër muaj pas ngjarjes, prokurori Alket Mersini ia ka deleguar dosjen për veprime të mëtejshme policisë së kryeqytetit, në sektorin që heton vrasjet e pazbardhura.

Prokuroria është e bindur për mënyrën se si ka humbur jetën 36-vjeçari pas një akt-ekspertize të përcjellë nga mjekësia ligjore, që thotë se viktimës nuk iu gjetën elementë të faktorëve plotësues në dorë.

Që do të thotë se, nëse Besnik Pudja do të ishte vetëvrarë, atëherë ekspertët do të konstatonin elementë të barutit në duart e tij, që do të kishin ngelur pas të shtënës me pistoletë raporton TCH. Besnik Pudja u gjet i pajetë në fillim të muajit tetor 2016 në një kapanon në fshatin Kollagjesh. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia sekuestroi tre rrënjë bimë narkotike, çka forcoi dyshimet se ky ambjent po përdorej për tharje të bimëve, ndërsa viktima, sipas familjarëve, ishte punësuar si punëtor.

Policia e Tiranës arrestoi tre persona për moskallëzim krimi, pasi dy prej tyre dëshmuan se viktima, nën efektin e alkoolit, duke luajtur me armë ishte vetëvrarë, version ky që rrëzohet shkencërisht, sipas organit të akuzës.

Nga ana tjetër, megjithëse janë gjetur në vendngjarje 3 rrënjë kanabis, prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton edhe disa persona të tjerë për kultivim droge./a.m.

Next Post
Gazetari i BBC: Putin e Trump mendojnë njëlloj, ky është problemi i madh që ka sot Perëndimi

Gazetari i BBC: Putin e Trump mendojnë njëlloj, ky është problemi i madh që ka sot Perëndimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com