17-vjeçari Matia Rizallari nga Këlcyra, i cili kishte humbur prej së dielës dhe pas alarmit të familjes ai është gjetur i vdekur.
Trupi i të riut u gjet në lumin Vjosë, pranë urës së Dragotit. Por menjëherë pas gjetjes së trupi të pajetë i ati i te ndjerit hedh dyshime tek shoku i djalit.
Familja dyshon tek shoku i tij E.D (Egli Dosti), rreth 25 vjeç, një ish-ushtar me pagesë, i akuzuar për dezertim.
Sipas babait, ky ishte personi me te cilin shoqerohej i biri dhe që ishte personi i fundit me të cilin është parë 17 vjeçari.
Shkak për dyshime bëhet fakti se po atë ditë pas ngjarjes, Dosti është larguar në Sarandë.
g.kosovari