Një person i identifikuar si Romarjo Brunga është gjetur pa shenja jete në Balldre të qytetit të Lezhës. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.
Gazetari Gjergji Figuri raportoi detaje të reja lidhur me viktimën i cili pak metra më tutje vendit të krimit kishte banesën.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur disa orë më herët dhe kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të riun pa shenja jete. 25 vjeçari është pa precedent penal. Policia ka shoqëruar familjarët dhe një tjetër të ri, i cili nuk dihet nëse është i njohur i viktimës.