Detajet tronditëse dalin pas vrasjes së një të moshuari në Vlorë.
Seri Petanaj, 91-vjeç, u gjet i pajetë në banesë.
Policia e Vlorës ka shoqëruar një ditë pas ngjarjes rreth 10 persona.
Ata janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia dyshon se i moshuari është vrarë, me qëllim për t’u grabitur.
Edhe fqinjët besojnë tek kjo pistë.
“Mirë që e grabitën, por pse e vranë”, – thotë njëri prej tyre, i tronditur. Ai shtoi se i moshuari njihej si njeri i mirë në zonë.
I moshuari u gjet i pajetë, i goditur me thikë në banjon e banesës së tij, ku jetonte prej kohësh i vetëm.
“Sot e mësova ngjarjen. Kishte ndodhur dje. Ishte burrë i mirë, njeri i nderuar, me djem të mirë. Kur e mora vesh sot u habita. Mirë që e vodhën, po pse e vranë?! Kishin marrë ca gjëra. E kishin mbyllur në banjo, e kishin goditur me thikë”, – tha për mediat një banor i zonës.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/a.r