Nëntë ditë nga zhdukja, është gjetur i pajetë trupi i 34-vjeçarit nga Eljon Hysa nga Nikla e Fushë Krujës. Ai është vrarë me armë zjarri me një plumb në kokë dhe u gropos pranë varrezave të fshatit ku banonte.
Policia zbuloi varrin pas dyshimeve të lindura nga banorët e zonës për varrin e ri pa emër që mendohet se është hapur gjatë natës nga dy autorët e identifikuar.
Uniformat blu prangosën pronarin e një mobilerie, shtetasin Hysni Ramaj ndërkohë kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin tjetër. Grupi hetimor dyshon se ngjarja ka lidhje me një borxh.
Raportohet se viktima jepte para me fajde. Madje banorët e zonës thonë se ai njihej si “Tik fajdexhiu”.
Eljon Hysa njihej edhe si Keisi apo Sahit Hysa. Ai ishte në kërkim prej vitit 2015 pasi akuzohej se kishte vrarë pronarin e një lavazhi në Sarandë, shtetasin Edmond Theodhorin./a.m.










