• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

‘U gjet i gjakosur’ / Nisin hetimet për vdekjen e nipit të ish-deputetit të njohur, zbardhen dyshimet e para

by A R
03/06/2022 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i vëllait të ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, është gjetur dje pa shenja jete brenda një veture në lagjen “Emshir” të Prishtinës. Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Sipas Policisë, dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të viktimkës është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë dhe një gëzhojë.

“Lagjja Emshir, Prishtinë 02.06.2022. Raportohet se është gjetur në një veturë një person mashkull kosovar i gjakosur dhe pa shenja jete, dyshohet që i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim ka thënë se trupi i pajetë i Nazmi Grabovcit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ajo tha se në vendin e ngjarjes kanë qenë njësitet relevante dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ulaj tha se rasti është inciuar si “Hetim i vdekjes”, derisa zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se sipas informacioneve të para ka elemente të vetëvrasjes.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci për Express.

Adem Grabovci ka folur mbrëmë pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur në një parking në lagjen Emshir të Prishtinës.

Grabovci ka thënë se jeta e përballi me sfida të forta dhe ai kishte kaluar edhe burgun dhe rënien e vëllait të tij si dëshmor, por që sot ishte sfida më e rëndë.

“Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë, Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë. NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….”, shkroi Adem Grabovci.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë. Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …”, përfundoi ai.

/a.r

Next Post
SPAK i kthen përgjigje PD-së/ Reagon Tabaku: S’na ka dhënë emra, por përveç Kokës po hetohen edhe…

Nafta 248 lekë/ Tabaku akuza Qeverisë: Ka futur oligarkët në Bord dhe bën veshin e shurdhër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In