Një 50-vjeçar u gjet i vdekur dje në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Papërr.
Ai ndodhet në morgun e Elbasanit dhe është ende i paidentifikuar.
Një ditë pas gjetjes së trupit, bëhet me dije se në fakt hetimet janë fokusuar tek një ngjarje e mundshme kriminale.
Një ditë më parë, u raportua se 50-vjeçari mund të ishte përplasur aksidentalisht me makinë, por gjurmët e gjetura në vendngjarje e bëjnë grupin hetimor të mendojë se me shumë gjasa kemi të bëjmë me një vrasje.
Gjithsesi grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje si edhe për identifikimin e viktimës, gjë që do të sjellë dhe marrjen në pyetje të të afërmve të tij, për të ditur lëvizjet e fundit të viktimës.
Kufoma ndodhet ende në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe askush nuk është interesuar për identifikim.
/s.f