• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

U gjet brenda një valixheje me çimento, trupi i 5-vjeçares identifikohet pas 35 vitesh

by A R
14/11/2023 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 5-vjeçare, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje të mbushur me çimento është identifikuar pas 35 vitesh. Sky News raporton se nëna dhe bashkëjetuesi i saj janë akuzuar për vrasjen e së miturës.

Testet e ADN-së dhe një e dhënë kyçe ishin çelësi që policia e Georgia më në fund të arrinte të identifikonte viktimën që për dekada të tëra është quajtur Baby Jane Doe ndërsa emri i saj është Kenyatta Odom.

Trupi i saj u gjend më 21 Dhjetor 1988 rreth 110 milje larg Albany, Georgia mes orendive të vjetra dhe mbeturinave të tjera të lëna në një pyll.

Vajza ishte e mbështjellë me një batanije kafe, ishte futur në një çantë palestre dhe më pas në një valixhe të mbushur me çimento. Kjo e fundit ndodhej brenda një rafti.

Një burrë u pengua në raftin e mbushur me çimento. Ai telefonoi menjëherë komisariatin dhe kështu nisi një hetim që zgjati për më shumë se 3 dekada.

“Baby Jane Doe nuk është më pa emër, nuk është më e panjohur. Fëmija që u hodh në një grumbull mbeturinash është identifikuar dhe ne do të çojmë në vend drejtësinë”, u shpreh agjenti hetimor Jason Seacrist.

Nëna e vajzës, 56-vjeçarja Evelyn Odom dhe Ulyster Sanders, bashkëjetuesi i saj në atë kohë u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje, fshehjen e krimit, dëm të shkallës së parë ndaj fëmijëve etj.

Një ndër sherifët që u dërgua në vendngjarje ditën që u gjet trupi, Carl James, tha se “nuk ishte i përgatitur për atë që do të zbulonin”. Ai shton se çështja kishte qenë gjithmonë një interes i veçantë personal dhe përgjatë dekadave, hetuesit ndoqën qindra pista e të dhëna që nuk i çonin askund.

Dekadat kaluan dhe autoritetet nuk arrinin të gjenin përputhjen me ndonjë nga fëmijët e humbur dhe vetëm një kopje e një gazete lokale jepte një të dhënë për origjinën e fëmijës.

Dhjetorin e shkuar, policët bënë një tjetër apel publik për ndonjë informacion dhe një dhurues anonim ofronte 5000 Dollarë. Në Janar, ata u telefonuan nga një grua me të dhënën kyçe.

“Ajo e dinte se kishte qenë një fëmijë i humbur dhe se nëna e saj kishte thënë se e kishte dërguar të jetonte me të atin. Ky person nuk e besoi kurrë atë histori”.

Kjo e dhënë i ndihmoi hetuesit që më në fund të identifikonin vogëlushen dhe të akuzonin personat përgjegjës për vdekjen e saj.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë koment për motivin e mundshëm të vdekjes së vajzës, por mediat e huaja kanë shkruar se akuza thotë që fëmija ka vdekur pasi ia kanë vendosur këmbët në ujë të nxehtë.

/a.r

Next Post
Për Asociacionin, sytë te SHBA-ja

Kurti tregon si u pajtua për Asociacionin dhe çfarë e shqetëson te Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In