• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U gjet 6 vitesh në Berlin, 38-vjeçari: Kam bërë jetë të vështirë, i kërkoj familjes të më falë

by Java News
05/04/2023 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendet pas 6 viteve në Gjermani, 38-vjeçari Landi Kondaj. Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, një bum informacionesh mbërritën në adresë të programit. Landi Kondaj u gjet në Berlin, ndërsa ishte informuar se kërkohej në emisionin ’Pa Gjurmë’. Ai u tregua i gatshëm të flasë mbi arsyet që e mbajtën larg familjes nga dita kur vendosi të ndërpresë kontaktet, majin e vitit 2017. Në një komunikim me moderatoren Odeta Dume, ai shpreh pendesë për shqetësimin që i ka krijuar familjes, veçanërisht nënës.

Odeta Dume: Landi përshëndetje?

Landi Kondaj: Po përshëndetje Odeta!

Odeta Dume: A je mirë me shëndet?

Landi Kondaj: Mirë faleminderit, ju mirë?Faleminderit shumë për çdo gjë, që ke bërë për familjen time, ju jam shumë mirënjohës

Odeta Dume: E ke parë emisionin ‘Pa Gjurmë’?

Landi Kondaj: E kam parë që kur më njoftuan

Odeta Dume: Po çfarë kishte ndodhur, pse 6 vite s’kontaktove?

Landi Kondaj: Kanë qenë disa gjëra personale, disa gjëra që kam qenë mbyllur në vetvete dhe nuk isha shumë…Me pak fjalë nuk doja t’i shqetësoja nga shumë gjëra, privatisht gjëra të mia. Arrita deri aty sa… Kam qenë edhe këtej pa letra edhe u detyrova. Pa letra është shumë e vështirë të punosh, por punoj në të zezë. U përpoqa shumë të bëja 55diçka për veten time, për familjen më pas, por s’ia dola dot. U mbylla…Qe një gabim fatal, që bëra për familjen, për prindërit, për vëllain, për motrën. Një gabim i rëndë shumë, por kur arrin këtë psikologjinë, këtë gjendjen psikologjike gjithsecili mund ta kuptoj pak a shumë

Odeta Dume: E qartë kjo gjë ndodhi dhe e kuptoj, por nëse nuk do bëhej emisioni ‘Pa Gjurmë’ çfarë mendoje, do i kontaktoje në një të ardhme apo thjesht për momentin doje të ishe vetëm?

Landi Kondaj: E kisha menduar shumë herë dhe kjo më gërryente përbrenda, por nuk isha i gatshëm që t’i kontaktoja. Dhe faktikisht emisioni ‘Pa Gjurmë’ është një emision unik dhe isha me fat që kisha shkuar tek një familje dhe më thonë se kërkohesha në një program. Ata hapin youtube-n, unë shikoj emisionin dhe pastaj u binda që ishin fotot e mia. Faktikisht mua nuk më shkoi mendja se kishte arritur deri aty muhabeti. Më thanë këtu muhabeti Çfarë po bën? Çfarë janë këto që ke bërë? Si nuk na ke thënë ? E kisha çuar shumë në mend që të kontaktoja, por nuk isha gati se është një moment që jam herë me punë e herë pa punë. Nga gjendja ekonomike nuk jam mirë. Shumë shumë faleminderit se bëni një punë universale

Odeta Dume: Edhe ne sinqerisht na vjen shumë mirë.

Landi Kondaj: Gabimin që bëra nuk ka shans që ta përsëris më dhe gjithmonë njerëzit që kam rreth e rrotull do ua këshilloj që mos të bëjnë diçka të tillë, sepse është diçka shumë e… Të ha përbrenda në rradhë të parë, se unë për fat të mirë nuk kam asnjë keqkuptim me familjen. Thjesht bëra një gabim fatal, që u mbylla në vetvete nuk hapesha me asnjë dhe u detyrova derisa shkëputa kontaktet, kjo ka qenë gjithë historia…

38-vjeçari nga Tepelena jetonte në shtetin gjerman vetëm, për më shumë se një dekadë. Ai punonte si kuzhinier në një restorant me pronar grek, kur papritur humbi gjurmët.

 

/s.f

Next Post
Tragjike/ Kaloi murin rrethues dhe sulmoi fëmijët me sëpatë, 4 viktima dhe 4 të plagosur si pasojë e sulmit në një çerdhe

Tragjike/ Kaloi murin rrethues dhe sulmoi fëmijët me sëpatë, 4 viktima dhe 4 të plagosur si pasojë e sulmit në një çerdhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In