• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U futët në lista e morët poste”, Fatmir Mediu: Kuptimi i PD për çështjet zgjedhore ka qenë idiot

by A R
20/10/2022 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Mediu shprehet se është i pakënaqur me mënyrën se si po menaxhohet opozita, pasi sipas tij ata nuk po reflektojnë për gabimet e së shkuarës, por po ia adresojnë ato një njeriu të vetëm.

I “ngacmuar” nga Mirela Milori për qëndrimin e tij të gjatë si kryetar i Partisë Republikane, apo edhe në poste të tjera të politikës shqiptare, ai ka thënë se për të është e domosdoshme të zhvillohen gara dhe nëse është e thënë dikush tjetër ta drejtojë partinë.

Mirela Milori: Duket sikur keni një pakënaqësi me mënyrën se si po menaxhohet opozita.

Fatmir Mediu: Nuk kam se si të jem i kënaqur. Me veten time në radhë të  parë.

Mirela Milori: E keni në raport se PR nuk është në pozicionin e duhur në këtë koalicion? Çfarë nuk shkon?

Fatmir Mediu: Nuk është çështje koalicioni. Unë mendoj se për 9 vite ne nuk ditëm të menaxhojmë marrëdhëniet me njerëzit tanë. Kam qenë një nga njerëzit që ka bërë shumë debate me zotin Basha, në djegien e mandateve, në çështje vetingu, në çështjen e braktisjes. Ndërkohë që pjesa tjetër thoshte se “vetëm Basha dinte”, por ne nuk po reflektojmë, se themi që për çdo gjë të keqe e kishte fajin zoti Basha. Unë kam përgjegjësinë time. Nëse kam bërë debat me zotin Basha do të thotë se nuk kam qenë aq racional sa për të bërë diçka. Ajo që më shqetëson më shumë është fakti se ne mendojmë se jemi të pazëvendësueshëm, se Shqipëria lind dhe vdes me ne. Unë nuk jam i tillë. Unë kam 32 vite në krahun e djathtë, por mua nuk më bën opozitar të shaj kundërshtarin tim, por të mbaj qëndrim karshi kundërshtarit dhe të ndërtoj alternativa për sa i përket të ardhmes së vendit tim. Këtë e kemi bërë shumë mirë kur kemi qenë në qeveri dhe në opozitë.

Mirela Milori: Po mirë, dikush përball, kundërshtari juaj, mund të thotë, “Po boll ndejtët, u futët në lista, morët poste deputetësh, keni qenë ministër. Boll! Mbase iku cikli juaj, le të vijnë këta të rinjtë”.

Fatmir Mediu: Po dhe të drejtë ka që ta thotë. E para nuk na ka futur njeri në lista, por fatkeqësisht kuptimi i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore ka qenë krejtësisht absurd dhe idiot. Po e them fare troç idiot. Futja në një listë, mosekzistenca e partive demokratike, mosgjetja e një sistemi funksional, heqja e mundësisë së garës është problem i madh dhe unë jam padyshim i prirur që gara le të  zhvillohet, le të humbasë Fatmir Mediu. Kjo është e domosdoshme, brenda Partisë Republikane të dalë dikush tjetër. Mund të jenë edhe fëmijët e mi që thonë, “boll se ke 32 vjet”, prandaj ndoshta ka nevojë për një lëvizje tjetër. Përveçse të themi le ta tregojë gara, le të themi edhe një gjë tjetër, ne na u dha një mundësi në vitin 1990 nga studentët për të ofruar mundësi politike. A ka mundësi t’ja rikthejmë kësaj rinie këtë marrëdhënie?

/a.r

Next Post
Vijon rrjedhja e informacionit! Hakerat publikojnë lëvizjet e kreut të SHISH, Helidon Bendo

Vijon rrjedhja e informacionit! Hakerat publikojnë lëvizjet e kreut të SHISH, Helidon Bendo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In