Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres tha se koronavirusi ka sjellë dhe një pasojë tjetër negative në shoqëri, sipas tij, shpërthimi i virusit ka “lëshuar një tsunami të urrejtjes dhe ksenofobisë”.
Pa përmendur vendet specifike, Guterres bëri thirrje për një “përpjekje të gjithanshme” për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje.
Ai tha se migrantët dhe refugjatët ishin prekur veçanërisht, duke shtuar se ata ishin “etiketuar si burim i virusit dhe më pas iu mohua qasja në trajtim mjekësor”.
Shefi i KB gjithashtu u bëri thirrje mediave që të heqin “përmbajtjen raciste dhe të dëmshme”, dhe institucionet arsimore të përqëndrohen në shkrimin dixhital në një kohë kur lajmet e rreme vazhdojnë të përhapen në internet.
g.kosovari