Më 28 prill u raportua se në Spanjë është qëlluar për vdekjes një shqiptar. Viktima është identifikuar si Endrit Sinaj nga Selenica e Vlorës. Shqiptari është i lënë i vetëm në dyert e spitalit Trueta de Girona nga persona që ende nuk janë identifikuar nga policia spanjolle e cila po heton rrethanat e ngjarjes së rëndë të regjistruar në datë 23 prill.
Vrasja e Sinajt në Spanjë mësohet se vjen si pasojë e rivalitetit të grupeve kriminale në trafikun e kokainës, teksa Sinaj më 27 tetor 2020, në Vlorë, u arrestua dhe dënua për vjedhje dhe mbajtje pa leje të armëve.
Sinaj asokohe, bashkë me 4 persona të tjerë, u maskuan si policë dhe vodhën e terrorizuan, familjet e dy vëllezërve Çaushi në fshatin Kropisht të Selenicës.
Para 3 vitesh, Endrit Sinaj, asokohe, 26 vjeç, u arrestua bashkë me shtetasit Alfred Shametaj, 31 vjeç, Lulzim Elmazaj, 29 vjeç, Enerik Meçaj, 34 vjeç, banues në Selenicë dhe Ervin Dhima, 39 vjeç, banues në Vlorë./m.j