Një i ri shqiptar, 28 vjeç, u vra në mes të ditës së sotme në qytetin e Barit, në Itali.
Ngjarja ndodhi në një shtëpi në via Petrelli, në rrethin Libertà të Barit. Shqiptari mori plagë në gjoks dhe në bark, u dërgua në spital, por sërish humbi jetën.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se 28-vjeçari që humbi jetën quhet Santino Xhyra. Siç thuhet në mediat italiane, Xhyra kishte një rekord të vogël penal.
Hetuesit janë duke vlerësuar rastin, nëse Xhyra është vrarë përpara derës së shtëpisë apo brenda në banesë. Deri tani, dyshohet se krimi nuk ka ndodhur nga krimi i organizuar.
Forcat e policisë, sapo kanë shkuar në vendngjarje, kanë pyetur diisa dëshmitarë. Po hetohet po ashtu, fakti se kush e ka dërguar viktimën në spital.
/a.r











