Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, pasditen e sotme. Sipas mediave informative, një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në ambulancë, rrugës për në spitalin e Nafplios.
Fillimisht u dyshua që shqiptari të kishte humbur jetën nga koronavirusi, pasi kishte shfaqur simptoma të njëjta me virusin vdekjeprurës.
Por, pak minuta pas vdekjes së të riut, mjekët kanë bërë me dije se shkak i vdekjes së tij kishte qenë encefaliti i rëndë. /e.s/