• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U duhet se rrinë më gjatë në pushtet”, Baze: Njerëzit pranë Berishës kanë përfituar nga Rama….

by A R
07/08/2023 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa në qendër ëshstë duke u ndërtuar një kullë në vend të një parku, Sali Berisha dhe opozita kanë mbyllur gojën.

Kjo është një praktikë në fakt, që ata e ndjekin me kohë, kur pjesë e fitimit janë biznesmenët e tyre dhe ata vetë.

Mero Baze disa javë më parë, i ftuar tek Ylli Rakipi, tregonte pikërisht këtë gjë, se si e korruptonte Edi Rama opozitën me anë të lejeve të ndërtimit.

Sipas Bazes, Rama dhe qeveria u ka “ndarë” përfitime të mëdha financiare, përfshirë edhe një resort dhe një kullë 64 kate në Tiranë, njerëzve pranë Berishës dhe të birit të tij Shkëlzenit, në mënyrë që ata të jenë të kënaqur, të vazhdojnë qëndrimin në opozitë dhe kështu të sigurojnë qëndrimin e përhershëm të Ramës në pushtet.

Baze tha se kompromentimi i opozitës në këtë mënyrë, është një “llogari regresive” që nuk i shërben vendit dhe nuk lejon daljen e politikanëve dhe kundërshtarëve me të cilët mund të ketë vërtetë garë.

“Problemi që kam unë dhe që e kam me Edi Ramën dhe qeverinë e socialistëve, të cilët ashtu siç janë, me të mirat dhe të këqijat e tyre, kanë një të metë themelorë, që shoqëritë si këto tonat, që duhet të ringrihen patjetër në luftën kundër korrupsionit nuk duhet ta kenë, këta janë njerëz që e dinë që Berisha është hajdut familjarisht. E dinë që të birin e tij, mund ta arrestosh për pesë ditë, t’ja gjesh letrat, e dinë që dhëndri i tij ka privatizuar parkun, e dinë që Shkëlzeni ndërton në të gjithë Tiranën, nga Lalzi në Tiranë dhe e lejojnë, sepse kanë këtë parimin që shiko se ky na duhet të jetë në lojë, sepse na bën punë. Duke qenë ky në lojë, le të bëjë ca lekë, duke bërë ca lek ky ndihet i rëndësishëm, duke u ndjerë i rëndësishëm ky nuk ikën nga politika dhe duke mos ikur ai nga politika ne rrimë në pushtet. Kanë bërë një llogari regresive, duket pak si konspiracion por është e vërtetë.

Nuk mund të them dot që Edi Rama nuk e di që Shkëlzen Berisha është ortak tek ai resorti që ka dhënë ky si investitor strategjik në Lëlz… Nuk besoj dot që Edi Rama nuk e di që ai që ka marrë kullën 64 katëshe (në Tiranë), është i punësuar i Shkëlzenit… Okej nuk e ka emrin por e dimë se si funksionojnë, mund ti bësh nja dy provokime të vogla dhe ata të tregojnë vetë se kush janë dhe si funksionojnë. Dhe këta e dinë, por thonë le të bëjnë ndonjë lek.

Ndaj them që beteja ime me Berishën nuk është obsesionale, unë nuk kam obsesion ndaj Berishës por nuk e duroj dot këtë situatë që këta bëjnë sikur Berisha ka ikur dhe ti tani pse lodhesh. Berisha jo vetëm që nuk ka ikur, por të gjithë këta të tjerët që më thonë mua që ke obsesion, luftojnë që Berisha të rrijë. Ky është problemi.

E mbajnë me idenë, na duhet ky, le të rrijë sepse ky nuk fiton më, është shktarruesi i krahut të vet, mban një grusht idiotësh…

Atyre u duhet, por është një gjë regresive për shoqërinë, sepse duhet ta lësh garën të hapur dhe duhet ti japësh shansin shoqërisë që të dalin elementë opozitarë, që të jenë avant-garde. Unë e di që Edi Rama është më i zoti në këtë vend, por më i zoti akoma do të jetë nëse lejon që përballë tij të dalë një i zoti, por ai e ka bërë lojën që përballë Edi Ramës të jetë Saliu dhe tani Saliu e ka aset kombëtar.

Nuk është obsesion, por është një problem që nuk ka përfunduar Saliu, është një problem i pazgjidhur. Është i rëndësishëm tani, si shkatërrues i opozitës”, tha ndër të tjera Baze.

/a.r

Next Post
Parcelë me kanabis në repartin e Zall Herrit/ Premtimi i ministrit Balla: Po vijnë goditje të tjera më të forta!

Balla: Do të bëjmë çmos që gjaku i Dëshmorëve të mos tradhtohet nga radhët e Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

September 18, 2026
“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

September 18, 2026
Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

September 18, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

September 18, 2026
“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

September 18, 2026
Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

September 18, 2026
Tregtia me BE-në zë 46.2% të totalit, Italia dhe Kina kryesojnë partnerët tregtarë gjatë gushtit 2026

Inflacioni në muajin gusht 2026 arrin në 3,0% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit

September 18, 2026
Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com