• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“U dogjën ullinjtë dhe pemët”/ Pamje trishtuese nga ajo që la pas zjarri në Shetel të Shijakut, banorët: Të verifikohen dëmet

by E S
27/07/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamje vërtet trishtuese pas zjarrit që përfshiu një zonë të pyllëzuar në fshatin Shetel të Shijakut, një prej zonave më të largëta rurale të Durrësit.

Banorët thonë se zjarri u vu nën kontroll, por dëmet që la pas janë të konsiderueshme. Ata thonë se zjarrfikëset e Shijakut dhanë ndihmën e tyre deri në shuarjen e vatrave të flakëve, por terreni ka qenë i vështire dhe era favorizoi flakët e zjarrit, që dëmtuan kryesisht edhe tokat me pemëtore dhe ullinjtë e zonës.

Ndërhyrja është bërë e vështirë për zjarrfikësit për shkak të terrenit shumë të thyer dhe vetë banorët kanë ndihmuar që flakët të izoloheshin për të mos rrezikuar banesat në fshat. Sot banorët apelojnë për ndihmë, pasi sipas tyre, djegia nga zjarri i ullinjve dhe pemëve frutorë ju ka shkaktuar dëme të mëdha. Ata kërkojnë që strukturat e shtetit të nxjerin ekipet në terren për të bërë verifikimin e dëmeve.

Ndërkohë, Policia bëri me dije se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ibrahim Biba, banues fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalë, Shijak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme në territorin e fshatit Shetel kishte rënë zjarr, i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar dhe që, për shkak të erës së fortë, rrezikonte të përfshinte edhe banesat, u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.

Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar në fshatin Shetel, duke rrezikuar edhe banesat pranë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara. /bw/

Next Post
Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In