• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U diplomua në Tiranë/ Jeta e shqiptares që plagosi mjekun grek dhe dietat deri në 4000 euro

by Java News
16/11/2021 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

14 vite më parë shqiptarja Klodiana Çela u njohu në një restorant në Athinë me babain e vajzës së saj, mjekun grek të cilin e plagosi pak ditë më parë me armë zjarri. Asokohe, mjeku po drekonte bashkë me një grup mjekësh dhe avokatësh teksa shijonin verën e tyre. Sot ai ndodhet në spital pasi mori disa plumba në trup nga arma e shkrepur nga ish partnerja e tij më e re në moshë.

Ata që e njohin 49-vjeçaren flasin për një grua “merimangë”, tmerrësisht të bukur dhe të zgjuar e cila lëvizte mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze. Mirëpo, sipas tyre ajo ka një të metë të madhe. Këmbëngul se ka armiq kudo. Këto fiksime e kanë çuar deri më tani dy herë në spital psikiatrik. Çela ka paditur në polici me dhjetëra njerëz nga nëna dhe motra e saj e deri te avokatët.

Klodiana Çela kishte pasur premisa për t’u bërë një artiste e madhe. Ajo u diplomua në fakultetin e arteve të bukura të Tiranës dhe udhëtoi drejt Greqisë në moshë të re duke u angazhuar në disa ekspozita pikture. Ajo u njoh me një marinar në Lixouri të Kelafonisë. Më pas ajo u largua për në Athinë duke marrë një deklaratë të nënshkruar prej tij në vitin 2003, se i kishte marrë borxh 85 mijë euro dhe do të kthehej sërish. Tashmë ajo kishte një pasaportë. Me një pamje mbresëlënëse, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës. Kështu arriti të njihej me okulistin grek në fund të vitit 2007. Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture. Romanca e tyre e fshehtë zgjati për të paktën 2 vite. Shumë pak e dinin që mjeku dhe shqiptarja kishin një lidhje e cila disa vite më vonë pati fund dramatik. Pas e plagosi me armë zjarri ajo e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën.

Lindja e Melinës në vitin 2009 solli krisje në lidhjen e çiftit. Klodiana u thoshte partnerëve me të cilët dilte se nuk mund të bënte fëmijë për të krijuar një lidhje të hapur me ta. Okulisti fillimisht nuk e besoi se vajza ishte e tij, dhe u desh të bënte testin e ADN për ta vërtetuar këtë gjë. Ai e pranoi menjëherë atësinë e fëmijës dhe nisi t’i jepte Klodianës, shuma deri në 4000 euro. Familja e tij dhe në veçanti gruaja e tij angleze me të cilën ishte takuar që kur ishte student në Mbretërinë e Bashkuar e pranuan situatën. Klodiana Çela fillimisht e pranoi këtë “kontratë” pasi me paratë që merrte  nga mjeku grek siguronte një jetë luksoze duke shkuar në palestra të shtrenjta dhe duke veshur markat firmato. Pas disa episodesh përplasje me gruan e mjekut grek, në 2016, Klodiana Çela humbi kujdestarinë e fëmijës.

Më vonë ajo tentoi ta rrëmbente fëmijën por skenari i saj dështoi pasi shëndeti i vajzës u përkeqësua. Gjykata ia ndaloi takimet e gjata, ndërkohë që nuk duhet të afrohej më shumë se 100 metra pranë shtëpisë së mjekut dhe familjes së tij.

g.kosovari

Next Post
Shpejtësi “skëterrë”/ “Rrugorja” ndëshkon shoferët që thyejnë rregullat e qarkullimit: Gjoba dhe pezullim patentash

Shpejtësi “skëterrë”/ “Rrugorja” ndëshkon shoferët që thyejnë rregullat e qarkullimit: Gjoba dhe pezullim patentash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In