• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U diagnostikua me kancer, Rezarta Reçi vjen me një roman: Është shkruar i gjithi në celular, humba në magjinë e…

by A R
05/11/2021 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një mbrëmje të ngrohtë e rrethuar nga miqtë, kolegët dhe të dashurit e zemrës, gazetarja Rezarta Reçi promovoi librin e saj “Kolonë zanore”. Adhuruesit e letersisë dhe të stilit të Rezit sic e quajnë miqtë gazetaren e njohur nuk munguan të ndanin emocionet për lindjen e një krijese në mes të luftës së saj për jetën. Para pak muajsh e diagnostikuar me kancer Rezarta nuk lejon asnjë gjurmë trishtimi apo plogështie në fytyrën, trupin e shpirtin dhe mendjen e saj. Me energjinë që rrezaton Rezarta tregoi se libri i shkruajtur i tëri në celular netëve të pagjuma i ka ndriçuar shpirtin dhe mendjen.

Sëmundja e vështirë nuk i ka lënë aspak gjurmë trishtimi, me energjinë që rrezaton Rezarta thotë se libri i shkruajtur i tëri në celular netëve të pagjuma, i ka sjellë dritë në shpirt dhe në mëndje në ditët më të errëta.

“Ju dua te gjithëve. Jam shumë e emocionuar nuk prisja kaq shumë lule. Ka vërshuar drejt meje dashuria njerëzore ju dua. Dedikimi i librit është: kushtuar kancerit, i cili më pushtoi trupin por me çliroi mendjen dhe zemrën. Realisht nuk kisha ndërmend të shkruaja roman, nuk kisha as pretendim as ide. Kur kisha natën pagjumësi shkruaja përjetimet personale për atë ç’ka përjetoja dhe në mengjes i publikoja në facebook sic bëja gjithmonë. Një rreth i ngushtë alarmoheshin shumë për gjendjen time shpirtërore, nuk ishte depresion ishin përjetimet e mia. Më merrnin në telefon t’i nuk i le dot këto hartime këto fantazira.

Nuk i dola kundër një grup u mobilizuan nuk ma falen që unë reagoja kështu. U thashë ua rregulloj unë të gjithëve do bëj një libër që nuk ka fare lidhje me dëshpërimin, përkundazi. Ka lidhje me dashurinë me seksin kaq ishte ideja. Gjithë librin e kam shkruajtur në këtë celular. Unë nuk jam ulur në asnjë moment nëkompjuter, as kam marr laptop. Teksa rrija në celular im shoq më pyeste me kë po komunikon? Se ai nuk është në rrjetet sociale, i thashë po shkruaj një roman! Këtu më tha, këtu me vjen frymëzimi, kam kaluar orë të gjata pa gjumë dhe e humbur në magjinë që të dhuron e shkruara i kam zili shkrimtarët, po kuptoja sesi ndërtohej konstrukti i një libri, personazhet si takoheshin.

I thashë e mbarova, me tha dil me një liber dinjitoz, i thashë nuk i shtoj as i heq një fjalë. Struktura ime përket me kolonën zanore ua kam dorëzuar. Arsyeja që e botova jo vetëm për t’ju mbledhur, por i jam mirënjohëse këtij libri, emocionohet, për atë gjendje shpirtërore që më krijoi nga një seancë në tjetrën 7 ose 8 seanca vetëm kur ngrihesha e harroja që jam sëmurë, tani nuk jam sëmurë jam në proces më solli dritë në shpirt në mendje dashurinë e kam pasur gjithmonë vazhdoj ta dua jetën të bukur sic është”- tha ajo.

Shaban Murati e konsideron veprën, befasi letrare për forcën shprehëse artistike dhe psikologjike që përmban.

“Unë u ndjeva i nderuar që Rezi ma besoi librin si mik dhe kritik. Libri është befasi mund ta quash roman, ka tematikë. Ka një tematikë të re me frymëmarrje të madhe dhe një kompozicion origjinal të romanit, me një horizont dhe spektër të pafund dhe shumëngjyrësh portretesh, mendimesh dhe ndjenjash, për të cilat shumë autorëve mund t’u duheshin qindra faqe. Por artin letrar nuk e përbëjnë faqet e shumta, por densiteti i mendimit dhe i forcës artistike. Mund të bëja një krahasim me romanin e shkurtër psikologjik dhe të bukur të Dostojevskit “Përtej dëborës që tretej”, që i ka apo nuk i ka një qind faqe.

Shkrimtarja Flutura Açka thotë se zhveshi lëkurën e shoqes kur lexoi me një fryme librin dhe nuk nguroi ta botonte për asnjë çast!

“Kjo vajzë shkruan kaq bukur, kishte një sfidë tjetër. Më tha ta dorëzova ta dorëzova bëj çfarë të duash, e shkëputa lëkurën e shoqes, e kam lexuar si tekst shpejt, me ritëm se nuk të linte. I thashë o Rezi përse e ke fshehur gjithë këtë shpirtërim. U preka shumë, më erdhi mirë. I thashë do ta botoj menjëherë. Secili të vendosi kolonën e tij zanore. Njeriun e vënë në provë dashuritë e mëdha, gëzimet e mëdha dhe hidhërimet e mëdha. Kush është Rezi me këtë na vë në një provë të një gëzimi të madh pavarësisht se ka ardhur përmes një dhimbje të madhe. Thelbi i njeriut del para pushtetit të gëzimit dhe dhimbjes së madhe. Është provë e fuqishme Rezi…na dhe një tekst të bukur ky libër është dashuri dhe seks bashkë”- u shpreh Açka.

Galeria e personazheve në romanin “Kolonë Zanore” është tërheqës duke e shtyrë lexuesi, hyje në një botë të re tematike dhe shpirtërore, jo aq njohur në letërsinë tonë.

/a.r

Next Post
Avokatja e Populilt, kërkesë për buxhetin: Po lëvizim me makina të vitit 99, duam të reja!

Avokatja e Populilt, kërkesë për buxhetin: Po lëvizim me makina të vitit 99, duam të reja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In