• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U dhunua pasi dha një penallti, gjyqtari: Nuk dëgjoj asgjë nga veshi i djathtë

by Java News
17/04/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një penallti e akorduar dhe më pas një goditje fatale në kokë. Dhuna në Kategorinë e Dytë rikthehet në formën më të shëmtuar të mundshme. Një ngjarje që mund të kishte rezultuar fatale për arbitrin nga Vlora, Ardit Merdanaj, i cili ra pre e dhunës së lojtarit të Domosdovës, Altin Lleshi.

Gjithçka ndodhi në një ndeshje ku asnjë prej ekipeve nuk ka objektiva dhe vetëm luajnë për të respektuar kampionatin. Por, kjo nuk ka mjaftuar që vetëm për akordimin e një 11-metërshi gjyqtari të rrezikojë jetën, përfundon në spital dhe nuk dëgjon më nga veshi i djathtë.

Ishte minuta e 58-të e ndeshjes në Tepelenë ku rezultati ishte 1-0 për miqtë nga Përrenjasi. Në këtë moment, gjyqtari vlonjat akordon 11-metërsh për vendësit, gjë që është kontestuar nga sulmuesi Lleshi. Pasi është ndëshkuar me kartonin e kuq për shtyrje të arbitrit, lojtari ka goditur me grusht në kokë Merdanajn. Pas kësaj, ndeshja është ndërprerë menjëherë, në një kohë që Lleshi është shoqëruar në komisariatin e Tepelenës dhe e ka kaluar aty natën e mbrëmshme.

RRËFIMI

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, gjyqtari i dhunuar Merdanaj tregon gjithçka ndodhi në sfidën e Tepelenës.

“Në një moment, akordoj penallti për Tepelenën dhe ndëshkoj me karton të verdhë lojtarin që e shkaktoi atë. Dhe ai lojtar nuk reagoi duke pranuar vendimin. Në këtë moment vjen futbollisti tjetër i Domosdovës Altin Lleshi dhe më shtyn duke protestuar për penalltinë. Unë i nxjerr kartonin e kuq dhe më pyet se pse e ndëshkoj. Unë ia argumentoj këtë për veprimin që bëri dhe e pranoi.

Lojtari largohet dhe unë shkoj në zonë për të pritur ekzekutimin e 11-metërshit. Në këtë moment, Lleshi merr vrull dhe vjen e më godet me grusht nga mbrapa kokës duke më kërcënuar njëkohësisht. Unë isha në gjendje të lirë dhe nuk e prisja këtë goditje, madje as delegati, vëzhguesi apo lojtarët e tjerë. Të gjithë u habitën se si e bëri atë veprim, pasi futbollisti po dilte nga fusha.

M’u krijua një gjendje të fikti dhe isha i turbulluar. Më pas ndërhyri policia që më ndihmoi dhe u qetësua situata. E gjithë kjo histori ishte pa arsye. Më pas, delegati dhe vëzhguesi kontaktuan me zyrtarët e FSHF-së dhe vendosa ta ndërpres takimin. Rregullorja e thotë qartë që nëse arbitri dëmtohet nga faktorë të jashtëm, takimi ndërpritet automatikisht. U thirrën kapitenët dhe përfaqësuesit e klubeve dhe iu komunikua vendimi dhe u pranua ajo që ndodhi”, rrëfen gjithçka ndodhi në fushë gjyqtari vlonjat.

“Më pas shkova në komisariat dhe bëra denoncimin sipas rregullave dhe lojtari që më dhunoi Lleshi u shoqërua në polici dhe do mbahej aty gjatë natës. Ai ishte i papërmbajtshëm, pasi, përveçse më goditi mua, pati përplasje edhe me forcat e rendit. Ndërsa, lojtari tjetër Ardit Facja më shau dhe ofendoi”, tha arbitri vlonjat.

PASOJA

Për rreth dy orë, gjyqtari i dhunuar qëndroi në spitalin e Tepelenës ku mori mjekimin e nevojshëm. Në rrëfimin e tij, Merdanaj tregon edhe për pasojat që i kanë mbetur pas goditjes së djeshme.

“Kam dhimbje në kokë dhe nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë. Tani jam rrugës dhe do të shkoj menjëherë në spitalin e Vlorës për të bërë kontrolle më të imtësishme me skaner. Nuk e kuptoj një veprim të tillë”, tha arbitri. Me një shumë thuajse qesharake prej vetëm 100 mijë lekësh të vjetër në një takim, arbitrat rrezikojnë edhe jetën në Kategorinë e Dytë.

“Edhe pse ishte një ngjarje e rëndë, nuk do të tërhiqem. Është një punë që e kam nisur me pasion dhe do ta vazhdoj. Pavarësisht pagesave dhe asaj që ndodhi, unë nuk tërhiqem. E keqja do të dënohet përherë”, përfundoi rrëfimin e tij të dhimbshëm gjyqtari që ra pre e dhunës dje në Tepelenë./panorama

c.a

Next Post
Watford ka filluar bisedimet me Ranierin

Watford ka filluar bisedimet me Ranierin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In